Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Qafë Thanë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.11.2022, 16:08

Policia ka rrestuar një 43-vjeçar i identifikuar me inicialet A.S pasi u arrestua në flangrancë duke transportuar dy emigrantët të paligjshëm. Arrestimi i tij u bë në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai tashmë do të përballet me akuzën e 'Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit' ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qafë Thanë/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare në kufirin e gjelbër, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kalimit të paligjshëm të emigrantëve. Finalizohet operacioni policor "Perimetri 201". Operacioni nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec. U kap në kufi të gjelbër, duke ndihmuar, kundrejt pagesës, 2 emigrantë, që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Maqedonisë së Veriut, vihet në pranga 43-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd. Shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrolleve të ushtruara në kufirin e gjelbër, konstatuan shtetasin A. S., duke ndihmuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit