Ligji i ri ul pagat në drejtësi, ky është koeficienti për gjyqtarët dhe prokurorët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2022, 14:48

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për paga në sektorin publik.

Me këtë projektligj Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

Kryeministri Kurti, ka thënë se me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm.

Me Ligjin e ri për paga, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do ta ketë koeficientin 17.5, ndërsa një gjyqtar i kësaj Gjykate do ta ketë koeficientin 16.4, aq sa do ta kenë ministrat dhe deputetët. Kryetari i Gjykatës Supreme do ta ketë koeficientin 17, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 16.5, ndërsa një gjyqtar i Supremes do ta ketë koeficientin 15.5. Kryeprokurori i Shtetit do ta ketë koeficientin 17, kryesuesi i Këshillit Prokurorial 16.5. Njohësi i zhvillimeve juridike, Betim Musliu, ka thënë se ky vendim është skandaloz dhe shkatërron sistemin e drejtësisë si dhe legalizon korrupsionin.

“Vendimi i fundit i Qeverise Kurti eshte vendim skandaloz qe e shkaterron sistemin e drejtesise – edhe ashtu te lodhte, eshte vendim qe e shkaterron sigurine juridike, eshte vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq Ehat Miftaraj nga KDI ka thënë se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem dhe nuk do të gjejë zbatim

“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem. Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem. Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj.

Qeveria Haradinaj më 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit që automatikisht preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Qeveria Kurti 1 atë kohë kishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit