Tifozët shokohen në Katar: Paguajnë 80 £ për 2 hamburgera të ftohtë dhe 5 birra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2022, 02:04

Tifozët e Kupës së Botës që kanë shkuar në Katar vazhdojnë të zhgënjehen me ushqimet me të cilat po përballen.

Disa tifozë kanë treguar për mediat se kanë shpenzuar 80 £ për pesë birra në shishe dhe dy burgerë të vegjël në një hotel luksoz në Doha.

Tifozët e Uellsit u përballën me ushqimin e shtrenjtë në barin e hotelit ku po qëndronin.

Çmimi i lartë dhe cilësia e dyshimtë e ushqimit dhe pijeve në Katar po bëhet një pikë kryesore bisede për tifozët në Kupën e Botës.

Një grup tifozësh kanë zbuluar përvojën e tyre se si 1600 tifozë në një bar hoteli luksoz kanë përdorur vetëm dy tualete.

Birra është bërë edhe më shumë një mall i çmuar pasi u ndalua nga komplekset e stadiumeve me urdhër të Katarit.

Tifozët ose duhet të presin që ajo të dalë në shitje në një nga zonat e tifozëve në baret që hapen në orën 18:30. Ose ata duhet të gjejnë baret e hoteleve të licencuara të vendosura nëpër qytete të cilat mund t'u shesin alkool të huajve dhe jomuslimanëve.

Tifozët e Uellsit duruan çmimet e larta teksa panë heroin kombëtar Gareth Bale duke barazuar ndaj SHBA. Ata paguan 80 £ për pesë shishe birrë që i bie rreth 16 £ për shishe. Bashkë me birrat ata morën edhe dy burgers të ftohtë dhe të thatë.

Më herët tifozët mbetën të habitur nga një sallatë "greke" prej 9 paund që shërbehej në një zonë fanzone.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit