Raportoi gabim lajmin e hedhjes së raketave ruse në Poloni, pushohet nga puna reporteri i AP

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2022, 23:39

Associated Press ka shkarkuar nga puna një reporter të sigurisë kombëtare, i cili raportoi sulmin raketor në Poloni javën e kaluar, që rezultoi i pasaktë pasi thuhej se Rusia ishte përgjegjëse për incidentin.

James LaPorta, 35 vjeç, u pushua nga puna pas një hetimi të shkurtër nga stafi i AP.

Shpërthimi i 15 nëntorit në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, vrau dy persona dhe shkaktoi panik në shumë vende të botës pasi Polonia është anëtare e NATO-s. Disa orë më vonë, Associated Press deklaroi se një "zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane i paidentifikuar thotë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona".

Por ky informacion rezultoi i pasaktë pasi zyrtarët në Poloni dhe Bashkimin Evropian thanë më vonë se ata besonin se një raketë e e lëshuar nga forcat ukrainase kishte rënë mbi kufirin në Poloni.

Por lajmi fillestar i AP, dërguar mijëra mediave në mbarë botën dha alarmin për një përshkallëzim të pushtimit rus të Ukrainës.

Një ditë më vonë, AP e zëvendësoi historinë e saj duke cituar zyrtarin e paidentifikuar amerikan me një korrigjim lajmi. Ai tha se burimi i tij anonim ishte i gabuar dhe se raketat ishin lëshuar nga Ukraina në mbrojtje kundër një sulmi rus.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit