Shqiptari mbërrin me gomone në Angli dhe arratiset nga hoteli për të punuar në shtëpi bari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2022, 20:43

Një 27-vjeçar shqiptar i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij viti me gomone është kapur brenda një shtëpie bari.

27-vjeçari Riza Hasa u arrestua brenda një fermë kanabisi në Durham pasi i duhej të shlyente paratë e rrugës ndaj atyre që e kontrabanduan në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 3 muaj më parë shqiptari kishte mbërritur në Britani me gomone dhe ishte strehuar përkohësisht në një hotel. Por 27-vjeçari u “arratis” nga hoteli pasi një burrë pakistanez i ofroi të punonte në një fermë kanabisi në Trimdon. Hasa më pas u mësua se si të kujdesej për bimët e kanabisit dhe më 23 tetor të këtij viti u arrestua.

Policia tha se në dhomën e ndenjes ku qendronte shqiptari ishin 24 bimë të pjekura, në dhomën e gjumit kishte 35 bimë të pjekura, dhe në dhomën e vogël të gjumit ishin 33 bimë të papjekura. Në papafingo kishte 25 bimë të papjekura. Kuzhina e pronës përdorej si një dhomë ndenje me një krevat tek dhe Hasa u arrestua aty.

Hasa pritej të paguhej nga 1,000 deri në 2,000 £ për t'u kujdesur për kanabisin. Shqiptari është dënuar me 21 muaj burg dhe pas përfundmit të dënimit do të dëbohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit