Kurti: S’fola me Borrellin nga dje, ShBA është në kontakt me Brukselin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2022, 16:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se që nga dita e djeshme, kur kritikoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell për rolin e tij në bisedimet e djeshme në Bruksel, nuk ka pasur komunikim me të.

Ai ka përsëritur edhe një herë kritikat e tij për Borrellin, duke thënë se ai e braktisi propozimin franko-gjerman duke kërkuar dakordim vetëm për targat.

Kurti ka thënë se bisedimet tani me Brukselin rreth çështjes së targave po i bën SHBA-ja, teksa ka falënderuar ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për siç ka thënë Kurti rolin e tij “konstruktiv” në këtë proces.

“ShBA, sidomos ambasadori Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i angazhuar dhe unë e falënderoj për këtë. Roli i tij shtë gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ. Ai po i bën përpjekjet maksimale, pra SHBA e sidomos Hovenier. Ata janë në kontakt me Brukselin, që prej kur pëfundoj takimi i fundit në kuadër të 48 orëshit që e kam pasur dje, nuk kam komunikuar me Borrell, i cili me keqardhje e ritheksoj e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-së duke thënë le ta kemi një dakordim për targat, nuk mjafton një dakordim për targat”, u shpreh Kurti para mediave.

Kujtojmë se dje në Bruksel në takimin maratonik trilateral BE-Kosovë-Serbi, nuk u arrit marrëveshje në lidhje me targat.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE’së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave.

BE-ja kishte propozuar që Kosova të mos japë gjoba për targat ilegale, e të vazhdojë me qortime e Serbia të mos lëshojë më targa me akronime të qyteteve të Kosovës.

Në anën tjetër, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

Më vonë me kërkesë të ambasadorit amerikan, Kurti ka shtyrë zbatimin e fazës tjetër të vendimit, përkatësisht gjobitjes, për një tjetër 48 orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit