1.5 milionë euro sistem për të parashikuar motin/ Si dështoi pajisja e re, u përmbyt Shkodra dhe u shpërdoruan miliona euro

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.11.2022, 10:41

Shpërdorimi i parave të taksave të shqiptarëve është kthyer në një sport shumë të përhapur në vendin tonë. Hidrocentralet janë mbushur plot, por qeveria vazhdon të importojë energji me justifikimin se pritshmëritë për reshje kanë qenë të ulëta dhe rrezikohej të mbeteshim pa energji.

Por vetëm pak muaj më parë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare realizoi një procedurë tenderimi me vlerë 1.5 milionë euro për një sistem special satelitor, që do të parashikonte me saktësi motin dhe sasinë e reshjeve në kaskadë. Pra me ndihmën e këtij sistemi, do të parashikohej moti që të mos blihej energji më kot.

Por ky sistem nuk ka funksionuar dhe përveç 1.5 milionë eurove dëm për faktin që nuk funksionon, dhjetëra milionë euro të tjerë janë shpërdoruar duke blerë energji më kot. Jo vetëm kaq, por autoritetet shkarkuan një sasi të madhe uji, duke përmbytur qindra shtëpi dhe rrezikuar jetën e mijëra banorëve prej përmbytjeve.

Vetëm përgjatë këtij viti janë më shumë se 400 milionë dollarë kanë shkuar për të blerë energji në tregjet ndërkombëtare, ku një megavator në periudhën e verës arriti në vlerën rekord të 1040 eurove. Qeveria dështoi në zbatimin e projektit për depozitimin e energjisë dhe përdorimin e saj atëherë kur prodhimi në HEC-e është i reduktuar për shkak të mungesës së shirave.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, deklaronte një vit më parë se po shqyrtohej mundësia për të depozituar energji dhe për ta rimarrë këtë të fundit atëherë kur do të ishte e nevojshme, pa qenë të detyruar kështu t’u nënshtroheshin çmimeve të importit. Kjo mbeti thjesht dhe vetëm një ide.

Në këtë situatë, i vetmi lajm pozitiv, nëse mund të konsiderohet i tillë është fakti që fasha 800 kilovat nuk do të aplikohet as në muajin dhjetor. Reshjet e këtyre ditëve shpëtuan shqiptarët nga 5-fishimi i çmimit të dritave. Pra gjithçka mbetet ende në kuadrin e kërcënimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit