Shqiptarët ikin nga të katërta anët, mbi 5 mijë të huaj u punësuan vetëm në këtë vit në disa sektorë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.11.2022, 09:51

Shqiptarët po ikin nëpër Europë, ku marrin paga disa herë më të mira se në vendin tonë dhe po shkaktojnë një mungesë të madhe fuqie punëtore në vend, duke vënë në alarm bizneset e të gjitha fushave, por më së shumti ato të ndërtimit, shërbimit dhe prodhimit.

Gjithashtu, pas pandemisë dhe luftës që po ndodh në Ukrainë është rritur nevoja për të prodhuar vetë, çka ndikon edhe në nevojën më të lartë për punëtorë. Në kushtet kur bizneset nuk kanë në plan të sakrifikojnë nga fitimi i tyre për të ofruar paga më dinjitoze për shqiptarët, punonjësit e huaj mbeten zgjidhja e vetme.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) gjatë 9 -mujorit 2022 kanë marrë leje pune 5,233 shtetas të huaj. Ky numër ishte 4% më i lartë se gjithë kontratat e punës që u dhanë për të huajt për vitin 2021.

Ky trend pritet të vazhdojë dhe deri në fund të vitit do të jepen një numër i madh lejesh për punë për shtetasit e huaj. Këta punëtorë afrohen më së shumti në industrinë e ndërtimit, bujqësi, peshkim dhe në industrinë përpunuese. 16% e lejeve të punës të lëshuara vitin e shkuar ishin për filipinas, egjiptian, turq dhe indian.

Punëtorët që vijnë në këto vende punësohen kryesisht në industrinë fasone, TIK dhe ndërtim. Nga ana tjetër shqiptarët nuk shohin asnjë shpresë për rritje të kushteve të punës dhe e vetmja zgjidhje është të largohen. 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Angli këtë vit me gomone.

Gjithashtu Eurostat raporton se mbi 10 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil deri në qershor të këtij viti. Mijëra të tjerë ikin me lotarinë amerikanë, viza studenti dhe bashkim familjar. Shqiptarët po largohen me çdo mënyrë të mundshme, teksa shumë sektorë kanë raportuar rënie të konsumit vetëm për faktin e ikjes së shqiptarëve.

Në një kohë kur nuk pranojnë të rrisin pagat e shqiptarëve, bizneset zbrazin xhepat për të marrë punonjës të huaj. Për të marrë një punonjës nga Nepali duhen 1200 euro shpenzime dhe një pagë minimale prej 550 eurosh në muaj.

Nëse kjo shifër do të korrespondonte me pagën mesatare në Shqipëri është e sigurt se minimalisht 50-60% e atyre që janë larguar, do të qëndronin në Shqipëri. Por si në asnjë vend tjetër evropian, shqiptarët paguhen më pak se ata që vijnë nga jashtë vendit dhe pikërisht fakti që ne nuk vlerësojmë veten na ka bërë që të jemi në këtë situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit