48 orët e ardhshme: Kërkesa e Hovenier, të cilën Kurti e pranoi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2022, 08:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur mbrëmë vonë që të shtyjë afatin për shqiptimin e gjobave në drejtim të serbëve të cilët nuk kanë konvertuar targat e automjeteve nga ato ilegale në RKS.

Ky vendim i Kurtit erdhi pas kërkesës së hapur nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se këtë kërkesë ia bëri qeverisë në mënyrë që t’ia lejojë ShBA-ve dhe BE-së, që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ndërmjetësim të Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE-, Joseph Borrell, si dhe përfaqësuesit Special të BE-së, për dialog Miroslav Lajçak.

Por pas përfundimit të këtij takimi tetë orësh, propozimi i BE-së nuk ishte pranuar nga kryeministri Kurti, për dallim nga Vuçiq.

Kurse kryeministri Kurti deklaroi se ishte pikërisht Borrell, i cili hoqi dorë nga propozimi për normalizim marrëdhëniesh.

Por me të arritur në Kosovë nga Brukseli, Kurti ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili kërkoi shtyrjen e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

“E falënderoj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Tëitter.

Ndryshe nga sot pritej që Policia e Kosovës të nis shqiptimin e gjobave për serbët lokalë të cilët nuk kanë ri-regjistruar automjetet.

Pas shtyrjes së vendimit nga Qeveria e Kosovës, nuk do të ketë as shqiptim të gjobave nga Policia, të cilët deri më tani kanë shqiptuar fletëqortime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit