KESH shet 8040 MWh energji, çmimi tre herë më i ulët se ai në Bursë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.11.2022, 08:09

Shirat e kanë kthyer përmbys situatën e një jave më parë kur Shqipëria ishte thuajse totalisht në dorë të importeve sa i takon furnzimit me energji.

Sot Korpoata Elektroenergjetike Shqiptare jo vetëm që nuk po blen por ka filluar procedurat e shitjes së tepricave të prodhuara në njërën anë por edhe shkarkime uji nga kaskada për shkak të prurjeve ekstreme.

Sipas Monitor, importet kanë kapur nivele të frikshme këtë vit sa i takon vlerës që është rreth 430 milionë euro deri në datë 20 nëntor, rritja e prodhimit dhe nisja e shitjes në tregun e lirë supozohet se mund të amortizojë humbjen thuajse gjithëvjetore që ka shkuar për importe.

Por të dhënat e para nga procedura e shitjes në tregun e lirë tregojnë se KESH ka arritur të shesë me një çmim tejet të ulët në raport me atë që ka blerë vetë më herët por edhe në raport me bursën sot.

Kështu KESH shiti 8040 MWh energji të ndarë në tre lote ku pjesa më e madhe e energjisë u shit me një çmim prej 73.19 ndërkohë dy lotet e tjera janë shitur me çmim të ponderuar 101.88 euro/Mëh dhe 100.75 MWh. Çmimi mestar i ponduar për të gjithë procedurën sipas peshës rezulton në 82.36 euro MWh.

Cmimi është tre herë më i ulët se çmimi që ka sot një MWh energji në Bursën Hungareze ku në bazë është 248 euro/MWH ndërkohë që në pik 313 euro/MWh. Për datën 22 nëntor çmimi në bursë sot është 217 euro për MWh me një rënie me rreth 13 për qind në raport me një ditë më parë dhe në pik ky çmim është 268 euro/MWh.

KESH ndërkohë njoftoi se aktualisht është në monitorim të situatës hidrike në vend dhe se nivelet e liqeneve ishin respektivisjt 271.42 metra për Fierzën, 173.62 metra për Komanin dhe 75.4 metra për Vaun e Dejës.

Situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm në kaskadë si efekt i rreshjeve të shumta të cilat kanë sjellë prurje të shumta dhe që në një pjesë të tyre po shkarkohen për të mbajtur në nivele optimale kaskadën.

KESH: Ja arsyet e çmimit

Burimi nga KESH thanë se Bursa është një vlerë reference. “KESH ka shitur për datën 22 për profilin e orës 00 dhe më pas 01 dhe 07. Çmimi për çdo orë është i ndryshëm. KESH del në treg për shitje për një sasi të caktuar për këtë profil të caktuar. Ofertat vijnë nga më e ulëta te më e larta dhe pranohet oferta më e lartë. Çmimi është mesatarja e ofertave që kanë ardhur sipas profileve.

Për shembull në çmimin prej 82 euro/MWh, ka një kosto shtesë transmetimi, ka një kosto marzhi të vetën si dhe shtohen taksat, që në çdo rast duhet të jetë poshtë bursës ose referencës në bursën, sepse përndryshe e blen direkt në bursë. Tashmë ka shumë prodhim për shkak të reshjeve. Nuk mund të shesin në orare të tjera pasi duhet për furnizimin në vend. Këto dy ditë ka pasur dhe një problem sepse HEC-et e vogla kanë ndërprerë prodhimin për shkak të problemeve të shkaktuara nga reshjet. Kur dalim për procedura optimizimi mund të shesim më shumë se bursa, kjo ndodh kur plotësojmë kërkesën në vend dhe kemi tepricë, ose kur kemi rezerva mund të shesim në pik dhe e blejmë natën” thanë të njëjtat burime.

Lotet e shitjes se energjise nga KESH dhe cmimi i ponderuar

Cmimi i energjise ne Bursen e Hungarise sipas fashave orare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit