Shqipëria përmbytet, Balluku bën pazar tek Ralph Lauren në Athinë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.11.2022, 21:56

Ndërkohë që një pjesë e mirë e Shqipërisë është në vështirësi të mëdha për shkak të përmbytjeve që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, ministra e infrastrukturës dhe energjisë bën pazar e qetë tek Ralph Lauren në Athinë.

Ka qenë disa qytetarë shqiptarë të cilët kanë njohur ministren Balluku mbrëmjen e sotme në Athinë duke bërë pazar në dyqanin luksoz.

Në vend që të ishte në krye të punës për të qëndruar pranë popullit të saj që po vuan nga fatkeqësitë natyrore, zëvendës kryeministrja dhe ministrja e infrasktrukturës dhe energjisë duket se “shqetësohet” për probleme më madhore siç është psonisja tek Ralph Lauren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit