‘Biznesi’ i Kupës së Botës, ku do vërshojnë paratë e shqiptarëve?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.11.2022, 17:28

Kupa e Botës do të mbahet gjatë stinës së dimrit dhe pikërisht ky eveniment sportiv i shumëpritur nisi mbrëmjen e djeshme! Katar 2022 hyri tashmë në histori, pasi solli Kupën e Botës në Lindjen e Mesme për herë të parë, duke mirëpritur miliona tifozë dhe ekipe nga e gjithë bota dhe duke u dhënë një shtysë bizneseve turizmit dhe investitorëve në të gjithë rajonin.

Sipas Monitor, shteti i Katarit ka shpenzuar 220 miliardë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së klasit botëror, duke përfshirë rrugë të reja, transport publik, hotele dhe objekte sportive. Ndeshjet do të zhvillohen në tetë stadiume të teknologjisë së lartë, duke siguruar rehati maksimale për shikuesit. Dhe 1.5 milionë fansa pritet ta vizitojnë Katarin për ngjarjen historike, duke i dhënë një shtysë turizmit dhe industrisë së ushqimit dhe pijeve. Ndonëse Shqipëria nuk është as vendi mikpritës i organizimit të kompeticionit dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të fushës së futbollit, fitimet që priten të gjenerohen gjatë këtij muaji përfshijnë disa sektorë.

Janë fushata të tëra promocionale (me produkte apo shërbime) që janë hartuar dhe kanë nisur të zbatohen më herët me nisjen e këtij eventi gjigant që do të mbajë të mbërthyer njerëzit në mbarë botën nga data 20 nëntor deri në 18 dhjetor. Vendi ynë nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, por skuadra historike të zemrës si Brazili, Gjermania, Holanda, Anglia po. Listës së të preferuave të shqiptarëve u mungon Italia por a do të ndikojë kjo gjatë turneut sa i përket shikueshmërisë. ekspertët e fushës thonë se kjo mbetet për t’u parë gjatë zhvillimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit