Tifozët të zhgënjyer me akomodimin dhe ushqimin në Katar: 185 £ nata për të fjetur në kantiere dhe 9 £ sallata greke

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2022, 18:21

Kupa e Botës është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, por Katari, vendi pritës i këtij viti po merr shumë kritika.

Kritika të shumta ka në lidhje me të drejtat e njerëzve që kanë punuar dhe punojnë atje, rregullat e ashpra ndaj tifozëve që kanë mbërritur por edhe me kushtet e akomodimit dhe ushqimit.

Inside World Cup fan village in Qatar with unfinished astroturf and cramped conditions that cost fans £185 a night | The Sun

Së fundmi tifozët që kanë shkuar në Katar kanë publikuar pamjet e "fshatit" ku janë akomoduar dhe që paguajnë 185 £ në natë.

Fans flying to tournament can expect Qatar fan village to be a £185-a-night unfinished shambles | Daily Mail Online

Në pamjet e publikuara kudo në rrjetet sociale dhe mediat mund të shihet se tifozët flenë në kantier ndërtimi, ndërsa tapeta të blertë janë vendosur mbi zhavorr. Për të mos përmendur faktin që kantieret që shërbejnë si hotele janë tepër të nxehta ndërkohë që temperaturat janë tepër të larta. Brenda kabinave, njësitë e vogla të ajrit të kondicionuar nuk janë në gjendje të ftohin hapësirën gjatë ditës dhe zhurmojnë shumë gjatë natës për t'u përdorur.

Terren i grisur në një fshat tifozësh në Katar

Ndërkohë që tifozëve iu ishin premtuar fusha tenisi, pishina, palestra dhe teatro gjatë qëndrimit të tyre në "fshatin" ku janë vendosur kantieret që shërbejnë për fjetjen e tifozëve.

Shtretër të vegjël dhe mure të hollë si letra përshëndesin ata që zgjodhën të qëndronin në çadrat e akomodimit në fshatrat e tifozëve për Kupën e Botës në Katar

Për të mos përmendur më pas ushqimin ku një sallatë greke e vyshkur dhe e thatë kushton 9 £ ose hamburgerin, i cili i ngjan një topthi hokej dhe kushton 25 £ bashkë me një birrë, por tani që birrat ndalohen nuk dihet sa do jetë çmimi.

Kjo sallatë më pak tërheqëse 'greke' do t'u kushtojë fansave 9 £. Kredia: Twitter/@FootyScran

Patty burger për fat të keq i ngjan një top hokei. Kredia: Twitter/@FBAwayDays

Inside World Cup fan village in Qatar with unfinished astroturf and cramped conditions that cost fans £185 a night | The Sun

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit