U tha se vdiq nga mbidoza e kokainës, eksperti: Autopsia e dyshimtë, Veliu të nxjerrë kamerat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2022, 15:44

Pak ditë më parë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë publikoi ekspertizën mjeko-ligjore të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti. Në ekspertizën e tyre thuhej se i riu i cili humbi jetën në duart e Policisë së Komisariatit nr.3 në Tiranë vdiq nga mbidoza e kokainës.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë së fundmi se deklaratat e institucioneve nuk kanë shumë besueshmëri, ndërsa shtoi se policia përballet me dy përgjegjësi që po hetohen nga Prokuroria. Ai tha se policët akuzohen për veprime arbitrare dhe mosdhënien e ndihmës në momentin që 32-vjeçari ka humbur ndjenjat.

Më tej ai u shpreh se ka kontradikta mes deklaratave të institucioneve dhe këto ulin besueshmërinë. Sipas tij Ardi Veliu, drejtori i AMP duhet të nxjerrë kamerat për të treguar më qartë se çfarë ka ndodhur natën që Leari ka humbur jetën.

Mediat kanë nxjerrë raportin zyrtar mjeko-ligjor, toksikologjik, kur sipas tyre provohet se prania e drogës në organizëm ka sjellë ishemi dhe arrest kardiak. Nëse do t’i referohemi asaj që kemi diskutuar, kamerat që kemi parë, informacionet që na erdhi në atë kohë dhe deklaratave për shtyp të institucioneve, ka një dozë besueshmërie të ulët. Janë të mbivendosura në disa dritë hije përfshirë këtu dhe mjekësinë ligjore sepse ka një deklaratë që nuk ka shenja dhune ndërkohë që në foto tregohet se ka një hematomë të madhe. Ai prononcim fillestar ka kompromentuar besueshmërinë e atij institucioni dhe kjo analizë nuk shkarkon policinë nga përgjegjësia e veprimeve arbitare. Drejtuesi i AMP duhet të nxjerrë kamerat. E dyta, nëse ka një të drejtë familjare që mund ta ushtrojnë është ajo e riinspektimit. Nëse ka dyshime është e drejta e tyre. Policia nuk mund të shkarkohet nga përgjegjësia tjetër e mosdhënies së ndihmës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit