Sot Shqipëri-Armeni/ Shansi i Skukës dhe Muçit, interes i ulët nga tifozët për bileta

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.11.2022, 11:28

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit për këtë vit dhe me shumë mundësi ndeshjen e fundit nën drejtimin e Edy Rejës, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit dhe shanset më të mëdha janë që të mos rinovojë. Përballë është Armenia, me ndeshjen, që nis në orën 17:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Sa i përket formacionit, Edy Reja nuk heq dorë as këtë herë nga skema 3-5-2, teksa priten disa ndryshime nga beteja e fundit me Italinë. Në portë do të jetë Elhan Kastrati, një nga portierët më të mirë të Serie B në këtë sezon.

Në mbrojtje pritet nga minuta e parë Erdenis Gurishta i Vllaznisë dhe Adrian Bajrami i Benfikës, teksa ka një balotazh mes Mihajt dhe Kumbullës për mbrojtjen. Mbrojtësi i Romës ka më pak shanse ta nisë nga minuta e parë për shkak të mbingarkesës fizike që pati ndaj Italisë.

Në krahë priten Elseid Hysaj dhe mbrojtësi i Partizanit, Andi Hadroj. Treshja e qendrës së mesfushës pritet të përbëhet nga një mes Enis Çokajt dhe Ylber Ramadanit, si dhe Kristjan Asllani e Qazim Laçi. Në sulm nuk janë Broja e Uzuni, që e kanë lënë grumbullimin dhe në vend të tyre pritet dyshja Ernest Muçi dhe Xhuliano Skuka.

Ndryshe nga ndeshja me Italinë ku stadiumi ishte plot, kjo edhe për shkak të yjeve që zbritën në fushë, në miqësoren e sotme ndaj Armenisë pritet një numër i ulët tifozësh. Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 2 mijë bileta në total. Çmimet për një biletë nisin nga 700 lekë të rinj deri në 12 mijë lekë të rinj.

Në miqësoren e sotme me Armeninë gjyqtarët janë nga Maqedonia e Veriut. Kryesor për këtë takim do të jetë Aleksandër Starev, me asistentët Goce Petrevski dhe Kushtrim Lika, ndërkohë i katërt do të jetë arbitri i Kategorisë Superiore, Eldorjan Hamiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit