Paradoksi i plakjes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.11.2022, 09:41

Popullsia e moshuar kërkon më shumë shpenzime qeveritare. Gjithashtu do të sjellë norma të ulëta interesi Në kulmin e shqetësimeve për borxhin publik dhe deficitet në vitin 2010, presidenti Barack Obama krijoi një komision dypartiak me detyrën për të mbajtur të qëndrueshme politikën fiskale amerikane.

Sipas Monitor, për këtë ishte i rëndësishëm frenimi i shpenzimeve në rritje për kujdesin shëndetësor dhe pensionet, ndërsa popullsia e Amerikës po plakej. Deri në vitin 2020, plani “Simpson-Bowles” që rezultoi, synonte të ulte raportin e borxhit ndaj PBB-së së Amerikës, në rreth 66%. Zyrtarët skeptikë në Zyrën e Buxhetit të Kongresit (CBO) shkruan një “skenar alternativ fiskal” që tregonte “kërcënim të qartë” të një krize fiskale, nëse nuk ndërmerreshin veprime korrigjuese.

Sipas tij, borxhi do të rritej në 95% të PBB-së në vitin 2022. Shifra aktuale për këtë vit do të jetë rreth 98%. Fakti që askush nuk shqetësohet më për këtë gjë, tregon se sa larg i kanë çuar ekonomistët kufijtë e huamarrjes së qeverisë, në një epokë me norma të ulëta interesi. Gjatë dekadës së fundit, ata dhe shumë politikanë e kanë konsideruar të pavend panikun për borxhin dhe deficitet në fillim të viteve 2010.

Drejtori i CBO-së në atë kohë pranoi më vonë se nxitimi për të ulur huamarrjen, ishte “gabimi më trashanik” i ciklit ekonomik. Shqetësimi për borxhin publik tani nuk është më në modë. Por, jo shumë kohë më parë, i tillë ishte edhe shqetësimi për inflacionin. Tani që normat e interesit po rriten përsëri, a mund të rimendohet edhe ana fiskale? Trysnitë afatgjata mbi buxhetet nga shpenzimet e kujdesit shëndetësor dhe pensioneve, vazhdojnë të rriten.

Pjesa e popullsisë së botës mbi 50 vjeç, është rritur nga 15% në 25% që nga vitet 1950 dhe parashikohet të rritet në 40% deri në fund të shekullit XXI. FMN-ja llogarit se deri në vitin 2030, shpenzimet vjetore për pensionet dhe kujdesin shëndetësor në G20, do të jenë rritur mesatarisht me 2.8% të PBB-së në ekonomitë e zhvilluara dhe 2.6% të PBB-së në tregjet në zhvillim. Mbikëqyrja e buxhetit të Britanisë parashikon se stabilizimi i borxheve në 75% të PBB-së do të kërkonte uljen e shpenzimeve ose rritjen e taksave me 1.5 pikë përqindje të PBB-së në fillim të çdo dekade për 50 vjet, një konsolidim fiskal që duket pothuajse i papërfytyrueshëm, duke pasur parasysh se barra tatimore tani është në nivelin më të lartë që nga fillimi i viteve 1980.

Historia tregon se është i vështirë kontrolli i shpenzimeve të pensioneve në shoqëritë në plakje. Dhe nuk është një politikë e favorshme në kutitë e votimit. Në librin e tij “Si ta bësh funksional shpenzimin social”, Peter Lindert ka studiuar 36 shtete dhe ka gjetur vetëm pesë që kanë përmbajtur shpenzimet e pensioneve që nga viti 1990: Kili, Letonia, Zelanda e Re, Holanda dhe Peruja.

Në asnjë vend mesdhetar, përfitimet e pensioneve publike nuk u rritën më ngadalë se prodhimi për person në moshë pune, nga viti 1990 deri në vitin 2013. Shumë vende e kanë rritur moshën e pensionit, pasi plakja ka filluar të ndihet në ekonomi. Kështu, pjesa më e madhe e Perëndimit ka të ngjarë të ecë në rrugën e shkelur tashmë nga Japonia, plakja e shpejtë e së cilës nisi në vitet 1990. Bujaria e saj ndaj pensionistëve, e matur për nga të ardhurat, është e krahasueshme me atë të Amerikës, thotë zoti Lindert.

Në vitin 2011, Japonia arriti raportin prej 2.5 personash të moshës 20-64 vjeç, për çdo person mbi 64 vjeç, që parashikohet të arrihet në Amerikë në vitin 2050. Atë vit, Japonia shpenzoi për të moshuarit rreth 10% të PBB-së, rreth një të katërtën më shumë sesa shpenzon Amerika sot. Rritja e shpenzimeve për të moshuarit ka ndikuar në rritjen e borxheve publike bruto të Japonisë në 266% të PBB-së.

Edhe ekonomitë e tjera aziatike po plaken me shpejtësi, megjithëse sistemet e tyre të pensioneve nuk janë aq bujare sa ato të Japonisë. Deri në vitin 2035, do të ketë 420 milionë kinezë të moshës mbi 65 vjeç. Qeveria kineze e ka shtrirë mbulimin e pensioneve me shpejtësi të jashtëzakonshme në dekadën e fundit, megjithatë pensioni bazë që ofrohet jashtë qyteteve, është nën kufirin e varfërisë.

Shkalla e fertilitetit në Korenë e Jugut (numri i lindjeve për grua) është vetëm 0.81, më e ulëta në botë; deri në vitin 2075, do të ketë tre persona mbi 65 vjeç për çdo katër persona në moshë pune. Sigurimi i pensioneve në vend është në një pozitë të keqe, njëkohësisht dorështrënguar dhe mund të krijojë rëndesë në buxhet. Rruga logjike është rritja e kontributeve pensionale – e cila është pothuajse po aq e vështirë sa shkurtimi i përfitimeve.

Kudo borxhi do të vazhdojë të ofrojë një zgjidhje joshëse afatshkurtër. Dhe megjithëse popullsia në plakje është një pengesë për buxhetet e qeverisë, ajo gjithashtu kufizon rritjen e normave të interesit. Ndërsa punëtorët i afrohen moshës së pensionit, ata krijojnë kursime.

Sot këto kursime konkurrojnë për një paketë mundësish investimi fitimprurëse, sepse pensionet gjithashtu ngadalësojnë rritjen ekonomike. Në dekadat e fundit, përleshja për kthime investimi ka ulur të ashtuquajturën normë “natyrore” të interesit, e cila ekuilibron kursimet dhe investimet globalisht. Disa studime kanë zbuluar se plakja e popullsisë dhe rritja e jetëgjatësisë kanë kontribuar me gjysmën deri në tre të katërtat e rënies prej 2% të normës natyrore të interesit, që nga vitet 1980. Edhe rënia në tregjet e bonove në vitin 2022, nuk e ka ndryshuar rrënjësisht perspektivën afatgjatë. Ndërsa ky raport i posaçëm po shkruhej, qeveritë e Amerikës, Gjermanisë dhe Japonisë mund të merrnin hua me norma që varionin nga 0.25% në 3.7%.

Bankat qendrore mund të rrisin përkohësisht normat reale të interesit për të luftuar inflacionin. Por e vetmja mënyrë që normat reale mund të qëndrojnë vazhdimisht të larta, është nëse ndryshon bilanci kursime-investime. Disa ekonomistë kanë sugjeruar se kjo mund të ndodhë vërtet ndërsa plakja vazhdon. Në fund të fundit, punëtorët që kursejnë furishëm në prag të daljes në pension, bëhen pensionistë që shpenzojnë para në mënyrë të shfrenuar për udhëtime dhe pushime luksoze.

Përmbysja e madhe demografike

Në librin e njohur “Përmbysja e madhe demografike”, Charles Goodhart, ish-zyrtar në Bankën e Anglisë, dhe Manoj Pradhan, parashikues, argumentojnë se faktori vendimtar për normat e interesit është raporti i punëtorëve ndaj pensionistëve në botë.

Ndërsa ky raport bie në shekullin XXI, kursimet globale do të thahen, argumentojnë autorët, duke kontribuar në një rritje të inflacionit dhe normave të interesit. Megjithatë, shumica e modeleve ekonomike e refuzojnë këtë pikëpamje. Të moshuarit priren të grumbullojnë pasuri gjatë daljes në pension, në vend që ta zvogëlojnë atë shpejt. Ata mund të kufizojnë shpenzimet sepse nuk e dinë se sa do të jetojnë, ose dëshirojnë t’u kalojnë para fëmijëve. Rritja e jetëgjatësisë i nxit punëtorët të ruajnë para për një pension më të gjatë.

Duke përdorur projeksionet e popullsisë së OKB-së dhe sjelljen e sotme për të parashikuar normat e ardhshme të kursimeve dhe investimeve për 25 vende, katër ekonomistë, Adrien Auclert, Hannes Malmberg, Frédéric Martenet dhe Matthew Rognlie, parashikojnë se normat globale do të bien edhe me 1.2 pikë përqindje nga viti 2015 deri në fund të shekullit XXI.

Tre ekonomistë të tjerë, Noemie Lisack, Rana Sajedi dhe Gregory Thwaites, besojnë se do të ketë rënie prej gjysmë për qind të normave deri në vitin 2050. Pra, paradoksi i plakjes është se ajo njëkohësisht rrit shpenzimet e qeverisë dhe bën të mundur financimin e lirë të atyre shpenzimeve. Në fakt, pa grumbullimin e borxheve qeveritare, presioni në rënie mbi normat e interesit në dekadat e fundit, mund të kishte qenë më i madh. Trefishimi i borxheve publike në vendet e pasura midis viteve 1971 dhe 2017 – nga rreth 20% e PBB-së totale në rreth 70% – i rriti normat e interesit në vendet e pasura me 1.5-2 pikë përqindje më tepër se ç’do të kishin qenë, sipas ekonomistëve Larry Summers dhe Lukasz Rachel.

Nëse norma natyrore e interesit do të ishte përcaktuar vetëm nga sjellja e sektorit privat, ajo mund të kishte rënë me plot shtatë pikë përqindje, në një territor thellësisht negativ. Kjo do të kishte krijuar probleme të mëdha për bankat qendrore, normat e politikës së të cilave duhet të ndjekin normën natyrore në rënie për të shmangur recesionet, por duhet të jenë mbi zero. Me kalimin e kohës, është e mundur që disa qeveri, të mund të shpenzojnë mjaftueshëm me këmbëngulje për të kapërcyer ndikimin e plakjes.

Por lëvizshmëria e kapitalit përtej kufijve do të thotë se ajo që ka rëndësi është baraspesha midis kursimeve dhe investimeve në nivel global. Në vitin 2005, Ben Bernanke, asokohe kryetar i Rezervës Federale, hodhi hipotezën se një “etje globale për kursime” po mbante të ulëta normat afatgjata të interesit në Amerikë. Zoti Bernanke u habit veçanërisht nga akumulimi i rezervave të dollarit nga qeveritë e vendeve aziatike, duke përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut. Ato dhe eksportuesit e naftës, të cilët po grumbullonin fonde të mëdha të pasurisë sovrane, dukej se po financonin deficitin në rritje të llogarisë korente të Amerikës.

Sot, akumulimi i rezervës është ngadalësuar dhe teprica e kursimit është më pak e dukshme në llogaritë rrjedhëse. Por zoti Auclert dhe bashkautorët e tjerë, parashikojnë se të ashtuquajturat “zhbalancime globale” ka të ngjarë të rikthehen me kalimin e kohës, pasi kapitali rrjedh nga vendet që po plaken më shpejt, drejt atyre që po plaken më ngadalë.

Për shkak se tranzicioni i Amerikës është i butë në krahasim me pjesën tjetër të botës, ai do të përthithë kapitalin e huaj, veçanërisht nga Kina, Japonia dhe Gjermania. Rreth mesit të shekullit, popullsia e madhe e Indisë do të fillojë të plaket, që do të thotë se ajo do të bëhet kreditori dominues global. Sa duhet të marrin hua qeveritë për të shuar cunamin e kursimeve? Zoti Summers dhe zoti Rachel sugjerojnë një rregull të përgjithshëm që një rritje me një pikë përqindje në raportin total të borxhit ndaj PBB-së, për të gjitha ekonomitë e zhvilluara, rrit normën natyrore të interesit me 3.5 të qindtat e një pikë përqindjeje.

Rregulli nënkupton se rritja e borxheve gjatë pandemisë, me rreth 12% të PBB-së në vendet e pasura, do të kishte rritur normën natyrore të interesit me rreth 0.4 pikë përqindje. Borxhi duhet të rritet tre herë më shumë, vetëm për të kompensuar për trysninë rënëse mbi normat e parashikuara për pjesën tjetër të shekullit. Norma e ulët natyrore e interesit do të vazhdojë të lejojë shumë vende të pasura që të mbajnë borxhe të larta. Por kjo nuk do të thotë se do të ishte e mençur që ata të bëjnë një huazim të stilit japonez. Si fillim, shifrat bruto janë mashtruese: borxhi neto i Japonisë, i cili përbën asetet financiare të qeverisë, është vetëm sa 172% e PBB-së.

Nëse çdo ekonomi e përparuar do të merrte hua në të njëjtën masë, atëherë rregulli i përgjithshëm Summers/Rachel tregon se norma natyrore e interesit do të rritej me rreth 3.3 pikë përqindje, duke zhbërë si rënien e normave në shekullin XX, ashtu edhe rënien e parashikuar në shekullin XXI. Një krahasim më udhëzues është me Italinë, borxhet neto të së cilës janë pothuajse sa 140% e PBB-së, mjaftueshëm që tregjet të shqetësohen për normat e sotme të interesit (edhe pse Banka Qendrore Europiane është e përgatitur për të blerë bono qeveritare).

Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme se si e përdorin hapësirën fiskale që krijon teprica kursimesh, veçanërisht kur kriza të papritura si pandemia ose lufta në Ukrainë, mund të godasin në çdo kohë. Huamarrja maksimale për të shtyrë për më vonë reformën e pensioneve apo taksat më të larta, është e rrezikshme dhe shpërdoruese. Dhe ka një projekt edhe më urgjent për të cilin mund të nevojiten paratë: arritja e emetimeve zero të karbonit. Dekarbonizimi do të rëndojë gjithashtu buxhetet për dekada me radhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit