Goditi me dhunë gazetarin Adriatik Doçi, arrestohet 32-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2022, 21:03

Është identifikuar dhe arrestuar nga policia personi që dhunoi gazetarin Adriatik Doçi disa ditë më parë.

Ngjarja ndodhi ditën e dielë në Kamëz, në afërsi të banesës së gazetarit, ku u sulmua papritur.

Mësohet se identiteti i të arrestuarit është Redon Skutera, vjeç 32, lindur në Berat. Skutera u arrestua në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Ndaj tij rëndon akuza penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkaq autoritetet janë duke hetuar nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë përveç tij.

Kundra dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Adriatik Doçi kanë reaguar një numër i madh kolegësh si dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila i shprehu mbështetjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit