Komuna e Gostivarit hap “Qendrën për diasporë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2022, 17:59

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me ministrin për Diasporë, Xhemal Çupi nënshkruan marrëveshje për hapjen e një Zyre për bashkëpunim me diasporën që do të quhet “Qendra për diasporë”.

Sipas Komunës së Gostivarit, këto zyra janë të paramenduara që të kenë rol ndërmjetësues dhe do shërbenin si qendra ku diasporës sonë do t’i jepet qasje në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura pranë institucioneve kompetente.

Kompetencat e zyrës janë të:

-Të informojë diasporën për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë qëndrimit në shtetin amë; -Të kontribuojë në krijimin e një baze të të dhënave për të gjitha shoqatat aktive në diasporë, duke vënë theksin në diasporën ekonomike dhe shkencore;

-Të iniciojë bashkëpunimin e organizatave vendore me organizatat në diasporë për projekte të përbashkëta;

-Të shpërndajë shpalljen e konkursit të kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë për mbështetje financiare të shoqatave nga diaspora vendore;

-Të ndihmojë në krijimin e bazës së të dhënave për diasporën e biznesit, si parakusht për zhvillimin e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në RMV, përkatësisht thithjen e investitorëve të huaj;

-Të informojë diasporën gjatë qëndrimit në shtetin amë për mundësitë që i ofron Qeveria në mbështetjen financiare shtesë për investime të huaja dhe vendase dhe ti orientojë investitorët potencial në sistemin me një ndalesë “OneStopShop”;

-Të informojë dhe ndihmojë në njohjen e mundësive për realizimin e projekteve me partneritet publiko-privat me diasporën për investime lokale dhe rajonale;

-Të inkurajojë “turizmi i diasporës” përmes aktiviteteve promovuese në turizëm;

-Të informojë, gjegjësisht, të promovojë mësimin e gjuhës amtare për fëmijët në diasporë, si parakusht për ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor;

-Të mbajë evidencë për numrin e studentëve të diplomuar nga diaspora lokale.

Nga Komuna e Gostivarit theksojnë se gjatë pesë viteve të kaluara vazhdimisht ka hapur Zyrë për bashkëatdhetarët gjatë periudhës verore dhe dimërore kur ata ndodhen në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit