“U gjet gjysmë e zhveshur dhe me një shiringë”, detaje nga dhunimi i kenianes: Kishte marrëdhënie me shoferin e kazinosë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2022, 22:22

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e 22-vjeçares keniane në banesën e saj në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Joy punonte si krupiere në një kazino në Tiranë dhe se ishte me dokumente të rregullta pune në Shqipëri. Ajo thotë se shoqja e saj Emili ka bërë denoncim në Komisariat pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të.

Shoqja e 22-vjeçares keniane ka kontaktuar edhe me shoferin e kazinosë pasi Joy kishte pasur një marrëdhënie intime me të dhe sipas gazetares tani ai është një i dyshuar. Gjithashtu gazetarja tha se vajza keniane është gjetur nga një shtetase ganeze, që punonte edhe ajo në kazino.

Është ndër ato raste kur polica përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen. Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar. Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt. Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se kishte pasur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet. Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë.

Më tej gazetarja është pyetur edhe nëse Joy është gjetur me vonesë. Ajo ka deklaruar se 22-vjeçarja keniane është gjetur gjysmë e zhveshur me një shiringë pranë ndërsa në dhomë janë gjetur edhe pije alkoolike. Gazetarja tha se dyshimet janë se vajza keniane është në një gjendje kome të pakthyeshme.

Këtë nuk di ta them. Janë kërkuar pamjet e një ambasade në Tiranë sepse hosteli ku ato qëndrojnë është shumë pranë një ambasade dhe vetëm përmes saj mund të kuptohen të gjitha lëvizjet. Është një rrugicë qorre, nuk ka dalje, ka pasur persona që e kanë njohur shumë mirë terrenin. Në momentin që ka hyrë policia, janë konstatuar 2 celularët e saj, të 2 kanë qenë pa asnjë kontakt, ka qenë gjithçka e fshirë. Sipas mikeshës së saj, dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur mundësi që vajza të mund të ishte hedhur. Pranë trupit të saj është gjetur një shiringë, gjithashtu në dhomën e saj është gjetur dhe një pije alkoolike, por në fakt nga të gjithë dëshmitë, vajza nuk konsumonte as lëndë narkotike dhe as alkool. Mendohet se është në një koma të pakthyeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit