Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2022, 21:44
Për të gjithë ato që janë beqare, të vetmuara dhe nuk i kanë partnerët pranë, një arush në madhësinë e një mashkulli ë është gjithçka që ju nevojitet.

Arushi prej pellushi(Loving Bear Puffy) me madhësi të njeriut ofron mbështetje emocionale dhe përkëdhelje për të gjithë ata që kanë nevojë. Ky arush gjigant që kushton 160 dollarë është ide e kompanisë bullgare Puffy Bear. Në përshkrimin e arushit thuhet:
Një produkt shumë personal i shpikur nga një grua e zakonshme që ka frikë të mbetet vetëm. Arushi është 170 cm i gjatë dhe 'zëvendëson nevojën për prani fizike'. Mund të mbështeteni në të pasi arushi peshon vetëm 3.2 kilogramë.

Puffy Bear shpjegoi pse ata vendosën të krijonin arushin në madhësinë e njeriut.
Ne femrat shpesh jemi vetëm për arsye të ndryshme. Ndonjëherë është një zgjedhje personale ose fat i keq por ne të gjithë kemi nevojë për praninë e dikujt apo për një përqafim, veçanërisht natën para se të biem në gjumë ose në divanin para televizorit. Kjo është arsyeja pse arushi Puffy është bërë me një formë dhe madhësi njerëzore për të zëvendësuar sa më shumë mungesën e pranisë fizike kur duhet të përqafohemi ose të mbështetemi te dikush. Puffy ofron mbështetje emocionale, rehati dhe paqe si dhe përqafime pafund. Ai gjithashtu mund të përshtatet me formën individuale të trupit të çdo personi. Ai nuk gërhet, nuk ankohet apo zemërohet, si njerëzit.

Kompania thotë se arushi vjen i zhveshur dhe ju e zgjidhni vetë se si doni ta vishni.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR