Liberalizimi i vizave, Presidenca çeke vjen me një përgjigjje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2022, 20:58

Grupin punues i Bashkimit Evropian për viza, ende nuk e ka kaluar propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenca e këtij shtetit ndër tjerash, i ka thënë Televizionit se nuk do të ndalen deri tek gjetja e një kompromisi të favorshëm për Kosovën për liberalizim

Ani pse Spanja, Sllovakia kanë dërguar vërejtjet e tyre tek Çekia, që kryeson me Presidencën e Këshillit të Bashkimit Grupin punues i Bashkimit Evropian për viza, ende nuk e ka kaluar propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidenca e këtij shtetit ndër tjerash, i ka thënë Televizionit se nuk do të ndalen deri tek gjetja e një kompromisi të favorshëm për Kosovën për liberalizim

Ani pse Spanja, Sllovakia kanë dërguar vërejtjet e tyre tek Çekia, që kryeson me Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo nuk ka shuar të gjitha shpresat që liberalizimi i vizave të ndodh në fund me 1 dhjetor 2023.

Të paktën kështu i ka thënë Televizionit Dukagjini, Përfaqësuesja e Presidencës Çeke në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së.

“Negociatat për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdojnë. Presidenca çeke mori disa reagime për propozimin, kështu që ka ende disa pyetje që duhen sqaruar. Ne patjetër po punojmë shumë dhe ende shpresojmë se do të jemi në gjendje të bëjmë një kompromis të mirë edhe për Kosovën dhe BE-në. Fatkeqësisht, nuk mund të flas as për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre dhe as për hapat e ardhshëm që do të vendosim, pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Presidencës çeke.

E për shtyrjen edhe për një muaj tjetër, të vendimit që Kosovës i heq regjimin e vizave, presidenca çeke nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Megjithatë, nga zyra e Besnik Bislimit shprehen optimist se ky proces do të përfundoj së shpejti.

“Kosova i ka plotësuar kriteret dhe kërkojmë që ky vendim të merret sa më shpejt. Ne shpresojmë që të ketë konsensus të plotë mes shteteve anëtare dhe të riafirmohet qëndrimi i mëhershëm i Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Çështja vazhdon të jetë në procedurë në Grupin teknik të vizave, që pritet të takohet sërish javën tjetër. Presidenca Çeke po punon intenzivisht me shtetet anëtare për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka deklaruar Klisman Kadiu, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ne ndërkohë, anëtarë të shoqërisë civile, thonë se rasti i vizave për Kosovën, stimulon shtetet anëtare të vendosin në të ardhmen në bazë të parapëlqimeve politike.

“Tani kemi të bëjmë me vendime politike që iu jep mundësi vendeve anëtare të votojnë në bazë të parapëlqimeve politike dhe paragjykimeve politike, e jo bazuar në faktet teknike që tregohen qartë nga Komisioni Evropian që Kosova i ka përmbushur tash e disa vite më parë. Kjo madje mund të krijojë një lloj averzioni ndaj vendimmarrjes së BE-së dhe BE-së si institucion supranacional, pasi legjitimiteti i BE-së varet edhe nga shpërblimi që u ipet vendeve kur ato shënojnë progres në fusha të caktuara” thënë Arbër Fetahu nga GLPS.

Propozimi i Çekisë, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por që data e fuqizimit të vendimit të jetë jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023.

Ky propozim kishte kaluar në të ashtuquajturën procedurë të heshtur, që të gjitha shtetet anëtare të BE-së, t’i paraqesin vërejtjet e tyre.

Në rast se nuk do të kishte vërejtje, atëherë do të kalonte për miratim ky propozim tek ambasadorët e BE-së, mirëpo kjo u prish nga Spanja e disa shtete tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit