Paralajmëron grevë nga sindikata e mjekëve të Qendrës Klinike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2022, 19:03

Vendimi i mantel bardhëve për të protestuar bëri që të shtyhet për disa ditë greva e paralajmëruar për mos pagesën adekuate të punës që bëjnë.

Duke ndjekur shembullin e Klinikës së Onkologjisë ku do t’u paguhen kujdestaritë në mënyrë retroaktive, në gjithë Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” punonjësit u mobilizuan për grevë.

Por, Ministri Shëndetësisë i parapriu grevës. Takoi sindikalistët për të kërkuar kohë në përpjekje të plotësimit të kërkesave të tyre.

“Në bisedë me përfaqësuesit e sindikatës së Qendrës Klinike ramë dakord që kjo grevë e paralajmëruar të shtyhet për dy javë, që ndërkohë do të komunikojmë me drejtorët e Fondit shëndetësor dhe Ministrin e Financave sepse tani jemi në fazë të negociatave për tu siguruar buxhetin për vitin e ardhshëm të gjitha Institucioneve publike shëndetësore”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë zotohen se kërkesat e doktorëve, infermiereve dhe personelit jo mjekësor do të procedohen edhe në ekzekutiv për të gjetur zgjidhje gjatë konsolidimit të buxhetit të vitit 2023. Nga Sindikata thanë se po bëjnë kompromisin e kohës për hir të pacientëve vetëm që mos të bllokojnë punën në klinika, por sërish mbeten të palëkundur në kërkesat e tyre, që ishin edhe premtimet parazgjedhore të pushtetit.

“Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë do të pasojë takimi edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, nuk zmbrapsemi nga kërkesa jonë, e cila na është premtuar për rritje lineare të pagave për 2850 denarë. Jo vetëm kjo, kemi kërkesa tjera lidhur me kujdestaritë, koeficientin e pagave dhe kushtet e punës”, thonë nga Sindikata e mjekëve të Qendrës Klinike.

Ky reagim i mantel bardhëve erdhi në kohën kur ministri ka iniciuar revizione për të parë produktivitetin në punë të personelit mecidinal, në mënyrë që ku ka lëshime të ndëshkoj dhe ku ka përparime të merr në konsideratë për rritje të pagave. Në kuadër të kursimeve, në shqyrtim është edhe mundësia e heqjes plotësisht të drejtorëve organizativ nëpër 28 klinikat e Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Kreu i shëndetësisë tha se ekziston mundësia e rikthimit të sistemit që klinikat të funksionojnë vetëm me drejtor medicinal, sepse nga pagat e atyre ekonomik do të kurseheshin qindra mijëra euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit