Shqiptarët po braktisin vendin, mijëra turq dhe bangladeshas po punësohen në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2022, 18:56

Në një kohë që qindra mijëra shqiptarë largohen çdo ditë e më shumë nga vendi, të huajt po punësohen në Shqipëria.

Sipas të dhënave zyrtare rreth 8 mijë kërkesa pune regjistrohen mesatarisht çdo vit në vendin tonë. Interesi i të huajve për të punuar në Shqipëri sa vjen e rritet dhe këtë e tregojnë shifrat zyrtare. Specialistët e emigracionit thonë se numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është në rritje.

Numri i shtetasve të huaj të punësuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Në krahasim me një vit më parë kemi për të njëjtën periudhë Janar-Gusht kemi një rritje me 20 % për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj. Gjatë vitit 2021 kemi rreth 6 mijë të punësuar në Shqipëri, 5233 për 2022 Janar-Gusht.

Deri më tani sektori i ndërtimit është më i kërkuari nga turistët e huaj por nuk mbeten pas sektorët e tjerë.

Gjatë këtij viti keni pasur 8 mijë aplikime online, janë finalizuar vetëm 5 mijë. Sektori që ka kërkesën më të lartë është sektori i ndërtimit, ndiqet nga sektori i industrisë përpunuese, akomodimi dhe shërbimi ushqimor hoteleri turizmit.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se shtetasit turq përbëjnë dhe numrin më të lartë të aplikuesve për punë në vendin tonë.

Numrin më të lartë e kanë shtetasit turq, shtetasit nga Banglandeshi, ndërsa tek Europa numrin më të madh ndër vite e kanë pasur italianët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit