Klinika e ORL-së në QKUK në prag të mbylljes, edhe tre mjek e lëshuan punën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2022, 09:07

Gjendja në spitalet e Kosovës nuk është hiq e mirë.

Me kushte jo të mira po përballen institucionet shëndetësore.

E kjo po i shtynë edhe të lënë vendin e tyre të punës, gjë që po rrezikon mbylljen e klinikave.

Në situatë të vështirë është edhe Klinika e ORL në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Front Online merr vesh se kjo klinikë është në prag të mbylljes.

Kjo pasi që tre mjekë e kanë lënë vendin e punës.

Këtë e ka thënë për Front Online, edhe drejtori i kësaj Klinike, Arsim Behramaj.

“Në disa reparte, mjekët e kanë lëshu klinikën kanë shkuar në privat. Punën e kanë lëshuar tre mjekë, këto kohët e fundit tre e kanë lëshu. Këta kanë qenë në repart të fytit dhe në repart të fëmijëve, me lënë punën edhe ndonjëri prej neve po rrezikohet mbyllja e ORL-së, normal që mbyllet nuk ka kush punon”, deklaroi ai për Front Online.

Ndërsa anesteziologë, Behramaj thotë se janë vetëm dy.

“Për anesteziologë nuk është keq, dy janë, kundrejt klinikave tjera ne mirë i kemi punët”, deklaroi Behramaj për Front Online.

Por jo vetëm, ORL, në QKUK po rrezikohen edhe klinikat tjera.

Enlirat Duraku, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së, tha se kjo po ndodh për shkak të keqmenaxhimit.

“Ajo që e di prej QKUK-së, jo vetëm ORL, por edhe shërbimet tjera janë duke u rreziku në mungesë të personelit shëndetësorë, si të mjekëve, por edhe të infermierëve, për shkak të keqmenaxhimit dhe të njerëzve kompetent kur janë në krye të SHSKUK-së”, u shpreh Duraku.

Sipas Odës së mjekëve, vetëm këtë vit janë 185 mjekë që janë larguar nga Kosova për në vendet perëndimore. Megjithatë, mungesa më së shumti po vërehet tek anesteziologët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit