E mohon BE-ja: Nuk ka propozime të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2022, 15:28

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha sot se nuk ka propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës. Stano deklaroi se informacioni për propozimin e ri të publikuar në media të caktuara është një tjetër dezinformim, për të cilin ka deklaruar se ka pasur shumë ditët e fundit.

“Në tryezë është propozimi për të cilin Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell foli në konferencën për shtyp të hënën dhe diskutimet rreth tij janë duke vazhduar. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që ai tha të hënën është ende e rëndësishme.” tha Stano.

Disa media, duke u thirrur në burime diplomatike, njoftuan sot se i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës i ka dorëzuar kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, propozimin e ri për zgjidhjen e krizës në veri.

Borell tha të hënën pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel se ai paraqiti një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale, e cila është “në thelb e tij” dhe e të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai tha gjithashtu se propozimi mori mbështetjen e Berlinit dhe Parisit.

Ai ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucionet e Kosovës dhe se Kosova duhet të tregojë fleksibilitet sa i përket targave dhe të punojë në marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa.

Ai theksoi se 21 Nëntori nuk duhet të përmbushet pa marrëveshje “përndryshe do të jemi në prag të një situate shumë të rrezikshme”.

Sot u raportua se Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin në fjalë. Burimet kanë konfirmuar se fjala është për propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave ilegale të Serbisë, në mënyrë që të shmangen tensionet në veri të Kosovës.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 16 nëntor në Prishtinë se “ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”.Ai theksoi se nuk e di se çka do të ndodhë më 21 nëntor, sepse “jemi në bisedime".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit