Gjermania iu dhuron nga 200 euro atyre që mbushin 18-vjeç, kushti për përdorimin e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2022, 13:00

Qeveria gjermane ka vendosur që t'ju bëjë dhurata të gjithë atyre që mbushin 18-vjeç në vitin 2023. Ministria e Financave në bashkëpunim me atë të Kulturës kanë vendosur t'u dhurojnë nga 200 euro 18-vjeçarëve. Nisma e qeverisë gjermane parashikon që paratë e dhuruara të shpenzohen në evente kulturore.

Kulturpass(dhurata) prej 200 € do të vihet në dispozicion për të gjithë 18-vjeçarët dhe ka dy synime: të inkurajojë të rinjtë të përjetojnë kulturë të gjallë dhe të heqin dorë nga zakonet e pandemisë së qëndrimit në shtëpi si dhe t'i japë një shtysë financiare skenës së artit, e cila ende nuk është rikuperuar nga bllokimet e përsëritura.

Ministrja gjermane e kulturës, Claudia Roth, e përshkroi pasaportën kulturore si "ekuivalentin e një dhurate për ditëlindje" për 750,000 personat që do të mbushin 18 vjeç në 2023. Ministri i financave, Christian Lindner, e përshkroi lejen si "kapital fillestar kulturor" që marrësit e tij mund ta përdorin brenda një periudhe dyvjeçare për gjithçka, nga biletat e teatrit dhe koncerteve te librat apo muzikën.

Platformat online si Amazon dhe Spotify janë përjashtuar nga skema, e cila vendos një theks në organizatat më të vogla, shpesh lokale, si kinematë e pavarura dhe libraritë. Blerjet individuale do të jenë të kufizuara në vlerë për të parandaluar dikë që të përdorë kuponin për të blerë, për shembull, një biletë të vetme koncerti për 200 €.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit