Ka serë ngjitur me atë që u kap plot me hashash, fermeri: Jam zhytur në borxhe, nuk gjej dot as punëtorë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.11.2022, 12:45

Drenovica ndoshta nuk ishte dëgjuar asnjëherë në media përpara se të bëhej e njohur për serën gjigante të Hamdi Dylit, i cili e kishte mbjellë me hashash dhe kishte punësuar mbi 100 persona, mes tyre 95 gra për ruajtjen dhe përgatitjen e kanabisit.

Vetëm për të paguar fuqinë punëtore, në atë serë harxhoheshin më shumë se 5 milionë lekë të vjetër, teksa sipërfaqja e serës ishte shumë e madhe, mbi 2 hektarë. Selami Resuli ka një tjetër serë ngjitur me atë të bashkëfshatarit të tij, Hamdi Dyli.

Ndryshe nga Hamdiu, Selamiu e ka mbjellë serën me zarzavate, duke u munduar të bëjë punë të pastër dhe të nxjerrë para djerse. Megjithëse duhet përgëzuar për këtë, shteti nuk i ofron aspak kushtet Selamiut për të nxjerrë fitimin e duhur nga serat e tij.

Në një intervistë për mediat, Resuli shprehet se nuk ka para as për të paguar të paktën një punëtor dhe se është zhytur në borxhe në bizneset, ku merr fidanët dhe produktet kimike, që shërbejnë për rritjen kimike të produkteve.

“Domatja dhe sallatori (kastraveci) është hedhur. Ne jemi të falimentuar, punoj me gruan, djali na iku në Itali se nuk na del. Një punëtor do 20 mijë lekë (të vjetra) në ditë dhe atë s’e gjen dot se kanë ikur të gjithë jashtë. Unë nuk kam lek, punoj me djersën e ballit.

Marr borxh kam 1 milionë në një vend dhe 700 mijë tek një tjetër. S’kam lek t’i blej. I marr borxh dhe i paguaj më vonë”, tha fermeri Selami Resuli. Mesazhi është i qartë, në vendin tonë të dashur "lulëzon" boçja e hashashit, jo domatja e kastraveci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit