Shqipëria do të luajë sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e radhës miqësore, e cila në fakt është shumë e veçantë për kundërshtarin që është përballë dhe historinë që kemi me të. Në anën tjetër të fushës do të vendoset Italia, vend ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë.
Trajneri italian i Kombëtares sonë, Edy Reja pritet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për këtë sfidë. Në portë me shumë mundësi do të luajë Etrit Berisha, teksa para tij do të jenë të vendosur tre mbrojtës, dy prej të cilëve luajnë në Serie A.
Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj përbëjnë repartin defensiv. Para tyre Reja do të vendosë plot pesë mesfushorë, duke përdorur skemën klasike të tij 3-5-2. Hysaj dhe Lenjani do të luajnë në krahë duke mbuluar të dyja fazat e lojës dhe treshja e qendrës pritet të përbëhet nga Abrashi, Bare dhe Bajrami.
Në sulm do të jenë dy nga sulmuesit më të mirë që kemi, Armando Broja i Çelsit dhe Myrto Uzuni i Granadas. Nga ana tjetër as Italia nuk do t’i kursejë yjet e vet dhe Mançini do të hedhë në fushë më të mirët, të vendosur në skemën 3-4-3.
Në portë i padiskutueshëm është Donnarumma, ndërsa Skalvini, Bonuçi dhe Bastoni përbëjnë repartin defensiv. Në mesfushë pritet të luajnë Di Lorenzo, Barella, Tonali dhe Di Marco, teksa para tyre si dirigjent do të jetë ylli i PSG, Marco Verratti.
Në sulm pritet dyshja Zaniolo dhe Raspadori. Kjo ndeshje ka një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët dhe biletat në stadiumin “Air Albania” janë shitur të gjitha prej dy ditësh. Në stadium sot do të jenë mbi 22 mijë tifozë.
Italia (3-4-3): Donnarumma; Skalvini, Bonuçi, Bastoni; Di Lorenzo, Tonali, Barela, Do Marko; Verrati; Zaniolo, Raspadori. Trajner: Roberto Mançini;
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.