Shtatë deputetë serb pritet të hyjnë në Kuvend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2022, 14:31

Pas largimit të deputetëve të Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë për targat, shtatë deputetë tjerë serb në listë të pritjes do të pranojnë të hyjnë në Kuvend.

Pos saj, edhe një deputet nga Iniciativa Qytetare “Liri, Drejtësi e Mbijetesë”, do ta hyjë në Kuvend, derisa i treti kandidat nga kjo iniciativë nuk ka pranuar të jetë pjesë e Kuvendit,gazeta blic ka mësuar se pesë deputetë të Lidhjes Demokratike Serbe të Sllavisha Petkoviqit, pritet të hyjnë në Kuvend si dhe Rada Trajkoviq do t’i kthehet Kuvendit të Kosovës.

E gjithë kjo, pritet të ndodhë kur edhe kandidatët tjerë të Listës Serbe që janë në listë të pritjes, nuk do të pranojnë të marrin mandatin e deputetit.

Edhe drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli e ka konfirmuar një informacion të tillë.

Ai i ka thënë blic se ka biseduar me Rada Trajkoviqin dhe me Sllavisha Petkoviqin, të cilët janë shprehur të gatshëm për të hyrë në Kuvend.

Madje, sipas Shehollit, ata janë të gatshëm qe të marrin edhe përgjegjësi qeverisëse.

“Kam biseduar me Trajkoviqin dhe me Petkoviqin, dhe ata janë të gatshëm të hyjnë në institucione. Nga Iniciativa qytetare e Rada Trajkoviq pritet të jenë dy deputetë, vetë Trajkoviqi dhe një anëtar tjetër i kësaj iniciative. Derisa nga partia e Petkoviqit do të hyjnë pesë deputetë”, tha ai.

A do ta shpëtoj Fatmir Sheholli Qeverinë Kurti edhe njëherë, sikurse me rastin e zgjedhjes së presidentes Osmani, i cili kishte ndikuar në bindjen e dy deputetëve që t’ia bëjnë kuorumin për mbajtjen e seancës se Kuvendit?!

Sheholli ka thënë se hyrja e këtyre shtatë deputetëve në Kuvend, i sjell stabilitet Qeverisë Kurti. Madje, sipas tij, ky është një mesazh që jo të gjithë serbët në Kosovë kontrollohen dhe dirigjohen nga ana e Vucicit.

Këta pritet të jenë pesë deputetët e Lidhjes Demorkatike Serbe: Slaviša Petković, Mihajlo Šćepanović, Jasmina Zdravković, Srbolub Andrejević dhe Esada Redžepi.

Këta pritet të jenë dy deputetët e Iniciativës Qytetare “Liri, Drejtësi e Mbijetesë”: Milan Dabić dhe Rada Trajković.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit