Qytetari denoncon agjencinë e punësimit Selos në Tiranë: Mashtron dhe dërgon vajzat si eskorta në Dubai

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.11.2022, 14:37

Shpesh herë jemi gjendur përballë mashtrimeve nga agjenci të ndryshme punësimi, teksa sot pranë JOQ, një qytetar ka denoncuar “SELOS Agency Recruitment Albania”, një agjenci punësimi në Tiranë e cila sipas qytetarit ka mashtruar shumë persona. Sipas qytetarit kjo agjenci u merr njerëzve lekë dhe më pas i lë në mes të rrugës.

Lidhur me denoncimin, qytetari na ka dërguar në redaksi edhe prova, konkretisht mesazhe me agjencinë, teksa shkruan se puna ndodhej në një vend tjetër, jo aty ku ishte shkruar në kontratën e agjencisë Selo. Në fillim sipas qytetarit, agjencia i ka njoftuar se akomodimi është 400 euro në muaj, por kur kishin mbërritur në destinacion, u ka thënë që vlerë e parave për akomodim është 300 euro java.

Qytetari thotë se agjencia nuk u është përgjigjur pasi kanë mbërritur në destinacion, duke i lënë kështu në mes të rrugës dhe me dokumente fallco. Madje qytetari shkruan se para dy muajve kanë qenë dy vajza që kanë dërguar CV për të punuar si stjuardese, por në fund kanë përfunduar eskorta në Dubai. Ndonëse po mashtron qytetarë dhe vajzat i dërgon si eskorta në Dubai, agjencia Selo vazhdon e pashqetësuar punën e saj pa u ndëshkuar nga ligji. Siç shihet edhe nga review-t ne Google, ka shumë studentë që janë mashtruar nga agjencia Selo.

Qytetari:
Pershendetje dua te bej nje denoncim per nje agjensi ne tirane, Selos Agjenci.
Eshte agjensi mashtruse mer lek dhe I le njerzit mes te rruges
Kam message te miat dhe te grupit
Puna ishte vend tjr nga se thuhet ne kontrat
Njeri nga pjestatet nuk u lejua as te kalonte
Pasi ishte dokumet Fallco
Na than akomodimi eshte 400 euro ne muaj
Nderkohe ishte 300 euro Java
Atje kur kemi arritur nuk I ka hapur me telefonin asnj
Mund te jap kontakte te 10 vetave qe kemi ikur. E kemi ngel mes rruges. Pasi cdo Dokument ishte Fallco. Para nje muaj dhe dy vajza kan dhen nje intervist per stjuardese qe ishte po e njejta zyre
Eshte e njejta zyre. Dhe vazhdon akoma pune asnj njeri nuk e mbylle
Mund te hapni dhe review ne google ka shume student

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit