Qytetarja në Peshkopi denoncon hajdutin e naftës dhe druve: Policia nuk e arreston edhe pse ka prova që është ai

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.11.2022, 13:20

Denoncimet për rastet e grabitjes nuk kanë të ndalur në redaksinë e JOQ Albania. Së fundmi, një qytetare nga Peshkopia, konkretisht në lagjen "Gjok Doci", ka denoncon një djalë në lagje pasi u ka vjedhur naftën e kamionit. Qytetarja e cila nga ka dërguar foto nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentin kur hajduti u vjedh naftën familjes që denoncon rastin.

Qytetarja shprehet se djali në fjalë është denoncuar nga të gjithë banorët e lagjes, pasi ai jo vetëm që vjedh naftë, por edhe drutë e komshinjve. Edhe pse është denoncuar nga shumë persona, sipas qytetares djali nuk është arrestuar nga policia, pasi kjo e fundit nuk ka marrë masa duke u thënë banorëve që po vidhen çdo ditë, se duan të sigurohen që është ai si person.

Pra policia edhe pse ka shumë raste denoncimi për djalin në fjalë, madje me prova, ende nuk është siguruar nëse është ai që fshihet pas vjedhjeve të druve dhe naftës në këtë lagje të Peshkopisë. Vlen të theksohet se qytetares e cila ka denoncuar rastin e vjedhjes në redaksinë tonë, djali hajdut i ka grabitur 200 mijë lek naftë.

Qytetarja:

Pershendetje joq! Me date 10 netor para shtepise sone ne Peshkopi lagjja Gjok Doci na kane vjedhur Naften e kamionit dhe hajduti ka ardhur I maskuar mire por qe ne njohim se kush eshte! Ju lutem shperndajeni foton qe ai person ta marri vesh qe ne e dim tashme! I themi ta beft zoti harram,ta pacim len zotin. Ka mar gati 200 mij lek nafte ka qene kamioni plot 2 bidona, kemi shkuarne polici por I kane thene bashkeshortit ti sajoje pak a shume si person nderkohe qe personi eshte I maskuar. Dmth na thonë shif tek kush dyshon aty ne lagje dmth ti cojme disa emra. Policisë ia dhamë emrin. Eshte nje djal ktu ne lagje qe Edhe drut gjith lagjes po jua prek. Eshte hera e 3 qe na vjedhin naftën. Policia nuk merr asnjë lloj mase, pasi thone qe duhet te sigurohemi mire qe eshte ai person.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit