Plagosja e kreut ta bashkisë së Divjakës dhe shoferit të tij, babai i autorit: Ata e ndaluan të parët dhe u zunë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.11.2022, 09:39

Më 11 nëntor, kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u qëlluan me thikë nga Orgest Xhelili.

Ngjarja ndodhi tek poliklinika e Divjakës, aty ku gruaja e autorit punon si shefe e infermiereve.

Kryetari nuk është hera e parë që sulmohet pasi është dhunuar edhe në korrik të këtij viti, teksa Xhelili e ka bërë këtë plagosje, pasi ai u pushua nga puna si ekspert IT në bashkinë e Divjakës.

Lidhur me ngjarjen ka folur, Abaz Xhelili, babai i Orges Xhelilit, i cili u shpreh se nuk kishte informacion se djali kishte probleme të tilla.

Abaz Xhelili, tregoi se djali i tij ka qenë student ekselent dhe se kanë qenë Kokoneshi dhe shoferi i tij të cilët e kanë ndaluar djalin dhe më pas ka nisur sherri mes tyre.

“Problem, ça problemi e hoqi nga puna, po 1 vit. Ka qenë student i mirë, absolut. Nuk na kishte thënë gjë, ditën e hënë do ishte në punë në Tiranë si inxhinier elektronik. Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike, absolut. Nuk e marr vesh, si arritën këto shqetësime djalit. Ne dy çuna kemi, i kemi pasur ekselentë. Shqetësimi se e hoqi nga puna pa të drejtë. I thashë po lëre pse nuk gjen punë ti se të hoqi Fredi. Deshën të ikin në Gjermani. Filloi punë. E thirrën njëherë nga krimi ekonomik, si është problemi, me këto vjedhje. Ne i kemi pasur dhe si miq se mbesën atje, u prish miqësia, u prishën dhe ky. Mirë se e hoqi djalin për punë politike, ne jemi krahu i saj, unë jam familje dëshmori, vetë kam qenë oficer, kam punuar në shëndetësi kaq kohë. Të priste djali im me këta rrugaçë. Ai ka pasur probleme Fredi, po te djali im e gjeti? Nga televizori e morëm vesh, na e thanë të tjerët. Ne jemi të dy pleq, gruan 40 vjet mësuese, drejtoreshë shkolle. Ai ka vajtur atje, në rrugë i ka thënë ky qe ti. Jam në hallin tim, kam zënë punë. Se zuri punë, fillonte në Tiranë. Se ça janë ofenduar. E ka pasur krushku derën aty afër. Atë ditë erdhi nga Tirana, për të marrë ca gjëra se krushkun e kisha në spital. E ndaluan ata. Vetëm e drejta, të dalë drejtësia, se djali im nuk ka qenë problem”, tha babai i autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit