E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë kuksiani! Fqinjët u alarmuan nga kufoma e dekompozuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.11.2022, 09:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës ditën e djeshme. Burime për JOQ bëjnë me dije se pas dy javesh i humbur, është gjetur i pajetë në banesën e tij 50-vjeçari Albert Krasniqi.

Kanë qenë fqinjët e tij ata që kanë bërë denoncimin në polici pasi kanë ndjerë erën e kufomës së dekompozuar rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme.

Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari ka tentuar më parë vetëvrasjen.

Të njohur të tij kanë rrëfyer për redaksinë e JOQ Albania se ai ka qenë i divorcuar prej vitesh dhe nuk ka patur kontakt me 3 fëmijët e tij (2 vajza dhe 1 djalë) pasi ish-bashkëshortja e tij jeton jashtë vendit së bashku me fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit