Babagjyshi PRO LGBTQI/ Flamuri i komunitetit do shfaqet në qendrat tregtare për festat e fundvitit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.11.2022, 08:18

Qendrat e mëdha tregtare në Australinë Perëndimore po promovojnë foto të çuditshme me temë “Babagjyshi pro LGBT në prag të Krishtlindjeve”.

Në Westfield kanë njoftuar se do të organizojnë një ditë të veçantë duke i dhënë "familjeve LGBTQ dhe aleatëve të tyre" mundësinë për të bërë fotografi me Babagjyshin”. Organizatorët thanë se kjo do të "bashkonte familjet në frymën e gjithëpërfshirjes dhe Krishtlindjeve".

Krishtlindja është një kohë e shenjtë për të krishterët ku ata festojnë lindjen e Jezusit për të cilin ata besojnë se Zoti u bë njeri për të vdekur për mëkatet e botës.

Kryetari i Living Proud WA, Barry Cosker tha për The West Australian se Krishtlindjet ishin "një shans për ne që të shkëlqejmë".

“Për shumë njerëz të rritur, është me të vërtetë e rëndësishme të shohësh veten të përfaqësuar… kështu që të shohësh përfaqësim transgjinor, biseksual, lezbike, homoseksual ka një ndryshim vërtet të madh”, tha ai.

Cosker tha se lejimi i komunitetit LGBTQ që të ketë foto me temë ”ylberëshe” për Krishtlindje "dërgon një mesazh se ‘jeni të përsosur ashtu siç jeni’".

"Jetoni me krenari për Krishtlindje" do të mbahet më 19 nëntor në të gjitha qendrat tregtare WA Westfield duke përfshirë Westfield Booragoon, Westfield Carousel, Westfield Whitford City dhe Westfield Innaloo, raporton News Rebel.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit