Protestojnë të larguarit nga puna në Higjienën Komunale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2022, 18:24

Disa ish të punësuar në ndërmarjen publike “Higjiena Komunale”, kanë protestuar kundër drejtoreshës Kosana Mazneva, e cila në fillim të këtij muaji largoi nga puna 112 të punësuar. Ish të punësuarit akuzojnë se janë larguar në bazë etnike, fetare apo partiake.

Ish ndihmësi i drejtorit, Milaim Aliu, thotë se me arsyetimin e drejtoreshës “Nuk më duheni”, nga puna janë larguar të punësuar që aty kanë qenë më tepër se 5 vite. Ai akuzon Maznevën se dëshiron të punësojë njerëz të saj.

Në vijim keni deklaratën e plotë nga protesta e sotme:

Së pari u kërkojmë falje të gjithë qytetarëve të cilëve protesta dhe bllokada jonë e rrugëve do t’u shkaktojë pakënaqësi. I lutim për mirëkuptim. Mbi të gjitha bëhet fjalë për probleme ekzistenciale. T’ju prezantohem.

Unë jam magjistër Milaim Aliu i punësuar më datë 3 janar 2022 në pozicionin ndihmësdrejtor dhe së bashku me kolegët e mi, njëri nga të përjashtuarit më datë 4 nëntor të vitit 2022. Shkas për protestën ne sotme paqësore është mosvazhdimi i kontratave të punës të 112 punonjësve të cilat skaduan më 4.11.2022. Në të njëjtën ditë skaduan kontratat e rreth 200 të punësuarve. Në të njëjtën ditë, në fshehtësinë më të madhe (edhe pse sipas Kontratës, secili punonjësi, nëse nuk i vazhdohet Kontrata, duhet të njoftohet më së voni 3 ditë para skadimit të Kontratës) pas përfundimit të orarit të punës në arkiv arriti “Lista e Shindlerit” në të cilën ishin radhitur emrat e punonjësve të cilëve duhej t’u vazhdoheshin Kontratat. Të tjerët në rrugë.

Transparenca, si një nga shtyllat mbi të cilën mbështetet Ndërmarrja Publike në ZERO. Ndërsa, tërë kohën të punësuarit janë nën stres, si ata, ashtu edhe familjarët e tyre. Dhe e gjithë kjo, vetëm për shkak të sjelljes së Ushtrueses se re të pozitës drejtor Kosana Nikoliq Mazneva, e cila siç e dini është emëruar nga Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Keni ardhur në një situatë të ngjashme si në filmat amerikanë. Jeni dënuar me vdekje, ju ulin në karrigen elektrike mirëpo ende shpresoni që para ekzekutimit do të arrijë përgjigje pozitive ndaj kërkesës suaj për falje, të cilën ia keni drejtuar Gjykatës Federale. Vjen data 4 nëntor, përfundon orari i punës dhe ju nuk e dini nëse jeni apo jo në listën për vazhdimin e Kontratave. Nuk e dini as edhe për kolegët tuaj. Në pyetjen tonë drejtuar drejtoreshës se përse e bën këtë, përgjigjja e saj ishte “Nuk më duheni”. Të silleni kështu ndaj qindra të punësuarve të tu sikur të ishin lecka për pastrimin e dyshemeve (mirësjellja nuk më lejon të përdor një shprehje botërisht të njohur) është sjellje shumë jonjerëzore, arrogante dhe në mënyrë arbitrare. Pyetja jonë është: Sipas cilave kritere është përpiluar lista? Sipas drejtoreshës, udhëheqësit e sektorëve i kanë dhënë emrat e atyre që nuk duhet t’u vazhdohen Kontratat. Një e pavërtetë e kulluar. Ato raporte të udhëheqësve ende nuk janë. Ne kemi ardhur të protestojmë për ata që nuk vinin në punë dhe kanë marrë rrogë. Kemi ardhur të protestojmë për ata që në mënyrë të ndershme dhe me dinjitet i kanë kryer detyrat e punës. Për ata që ishin në sistem dhe me angazhimin e tyre kanë dhënë kontributin e vet në punën e suksesshme të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale -Shkup. Shikoni, të punësuarit në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale – Shkup edhe pa i përjashtuar nga puna kanë probleme të mëdha ekzistenciale. Përmbarues, kredi ndaj bankave dhe nëse ata me këso problemesh i lini pa një copë buke, ata dhe familjet e tyre i sillni në një situatë dëshpëruese. Është përjashtuar kolegu ynë jurist, bashkë me bashkëshorten e tij. Bashkëshortes së tij i është ndërprerë Kontrata pas 5 vitesh punë në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale-Shkup. Është përjashtuar edhe kolegu ynë, i cili me rrogën e tij, krahas familjes së vet, i mban edhe fëmijët e vëllait të tij, i cili vdiq para 3 muajsh në moshën 35 vjeçare. Është përjashtuar njeriu i cili 8 vjet punon larës i kamionëve nën qiell të hapur verë e dimër. Kjo është vetëm një sekuencë e vogël e fateve të njerëzve te ne. Pjesë e numrave, pjesë e statistikës. Në pres konferencën e mbajtur para 5 ditësh drejtoresha deklaroi se nëpërmjet APP-së për momentin ka 287 persona të punësuar.

Në raportin për kuartalin e katërt të miratuar nga Këshilli Drejtues, Sektori për Burime Njerëzore thotë që përfundimisht më datë 31.09.2022 nëpërmjet APP-së në HK ka 246 të punësuar. Në të njëjtën periudhë vitin ekaluar, më 31.09.2022 kishte 186 parsona të punësur nëpërmjet APP-së. Prej 31.09.2022 e deri më ditën e pres-konferencës janë pranuar 41 persona. Aq për kursimin e mjeteve. Domethënë, po na përjashton neve që të bëjë vend për njerëzit e vet. Konstatimi është se ajo nuk e flet të vërtetën, duke thënë se ne Higjienës Komunale i krijojmë shpenzim financiar shtesë. Nuk e thotë të vërtetën edhe kur deklaron se prej ardhjes së saj, nuk ka përjashtuar askënd nga puna. Nuk e thotë të vërtetën, kur deklaron se nuk i ndan të punësuarit sipas përkatësisë kombëtare, fetare dhe përkatësive të tjera.

I ndan edhe atë shumë!

Në mesin e të përjashtuarve ka mbi 90 % shqiptarë. Në mesin e të përjashtuarve e keni gruan e vetme me mbulesë në HK. Grua, e cila detyrat e veta të punës i ka kryer me nder dhe me ndërgjegje të plotë. Dhe është përjashtuar pas 5 vjet pune. Domethënë, i ndan të punësuarit edhe për nga përkatësia nacionale, fetare dhe partiake. Dhe në fund, para jush dua t’i shpalos kërkesat tona:

NJË: Kërkojmë që në afat sa më të shkurtër të kthehen në punë të gjithë të punësuarit, të cilëve nuk iu është vazhduar Kontrata e punës, me përjashtim të atyre punonjësve që nuk vinin në punë, ndërsa merrnin rrogë;

DY: Kërkojmë takim me Kryetaren e Qytetit të Shkupit z-nj. Danella Arsovska dhe u.d. drejtoreshë e Ndërmarrjes Publike “HKSh” z-nj. Kosana Nikoliq Mazneva brenda 7 ditësh, dhe

TRE: Kërkojmë që të gjithë të punësuarve në Ndërmarrjes Publike “HKSh” nëpërmjet APP-së dhe të gjithë kolegëve tanë në Ndërmarrjet tjera publike në Qytetin e Shkupit të cilët janë të punësuar në mënyrë të njëjtë, të hapet procedurë për transformimin e Kontratave të tyre për themelimin e marrëdhënies së përhershme të punës.

Njëherë e përgjithmonë t’u themi STOP partive politike të cilat këta njerëz i shfrytëzojnë “mish për top” para çdo zgjedhjeje.

Shpresojmë që do të mbizotërojë arsyeja, dhe në këtë mënyrë do të arrijmë një zgjidhje të përbashkët, e cila do të jetë e kënaqshme për të dy palët.

Do ta përfundojmë pres-konferencën dhe protestën e qetë me një thënie të njohur të një njeriu të madh Winston Spenser Çerçill:

“If you are in hell, Keep wallking”

“Nëse je në ferr, Ec dhe mos ndalo”

Për të gjitha aktivitetet tona vijuese, për formën, mënyrën dhe vendin e protestës sonë të ardhshme, cilat rrugë do t’i bllokojmë, a do të protestojmë para Qytetit të Shkupit, a do të fillojmë grevë urie, ku dhe kur do të bëjmë këtë, do të njoftoheni me kohë.

Ju falënderoj për kujdesin me të cilin na ndoqët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit