Shitja me çmime disa fish të ilaçeve të importuara nga jashtë aplikohet thuajse në çdo farmaci të vendit.
Madje kjo vepër e tillë e tillë u krye masivisht edhe gjatë periudhës së pandemisë, kur oligarkët e shëndetësisë shisnin ilaçet kundër Covid me çmime stratosferike dhe përfitonin fitime marramendëse.
Përsa i përket produkteve të tjera, zbatohet e njëjta skemë zhvatjeje kundrejt konsumatorëve. Nuk ekziston autoriteti i mbikëqyrjes së çmimeve dhe oligarkët e fushës po bëhen “të artë” me paratë e shqiptarëve.
Një nënë e re ka denoncuar në redaksinë e JOQ çmimin e stër-fryrë të një produkti për bebe të cilin në Shqipëri e blen me 2150 lekë të reja, ndërsa jashtë vetëm për 8€.
Qytetarja e shqetësuar shkruan:
“Përshëndetje, une quhen Elda dhe jam nënë e nje bebe 11 muajsh.
Gjate kesaj periudhe te rritjes se femijes kam munduar te perzgjedh produkte te mira, si cdo prind per femijen. U detyrova ti perdorja qumësht formule dhe zgjodha marken Holle. Aktualisht i perdor Holle Bio 3 qe eshte per moshen e saj.
Ne Shqipëri ky qumesht kushton 2150 leke ne farmaci. Dhe nje kuti e tille te shkon rreth 1 jave. Rastësisht pata nje udhëtim jashte vendit, ne Rumani, dhe shoh qe i njejti qumesht, te njejtat cereale, i njejti vend prodhimi, cmimi ishte rreth 8 euro. E njejta gje me ndodh dhe me produktet Plasmon qe ketu nje kuti me mish kushton 490 leke dhe ne itali eshte 2 euro.
Sdi ku mund te drejtohem per keto padrejtesira qe i behet nje populli si puna jone. Mire qe varfëria ka arritur majat por keta perfituesit duhen ndeshkuar. Eshte jashte llogjike ekonomike dhe biznesi kjo qe jane duke bërë. Sigurisht qe dhe shteti jone as qe do tja dijë per keto detaje!
Aq eshte tek dite nate dhe tek te gjithe farmacite pasi cmimin e shitjes e vendose vete kompania.
Po te kesh femije te vogel e te kesh shpezime pafund, do kuptosh qe ky eshte abuzim i pastër fare.Gjithsesi une do i shkoj deri ne fund kesaj çështjeje dhe me faqe te tjera dhe me ankesë direkt tek prodhuesi i ketij qumeshti.
Edhe pse mua ekonomikisht sme prek me se e marr jashte por duhet te reagojme qe te gjithe te kene mundësinë te ushqejne femijet e tyre sic duhet.“
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
I riu nga Tirana
Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
Vajza që gjeti Brajanin
Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
Erion Veliaj
I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
Aleks Visha
I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Mjeku human
Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
Pasagjeri në urban
I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
17-vjeçari nga Vlora
Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
Gjimnazisti jo-servil
Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.