Gara për tenderin mbi 100 milionë euro për ujërat e zeza

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2022, 18:05

Përplasjet politike për kurdisjen e tenderit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar në Shkup, kanë ngadalësuar përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë objektin, duke rrezikuar humbjen e një granti evropian prej 100 milionë eurosh.

Projekti do të kushtojë 136.7 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma janë grant evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër është siguruar kryesisht nga kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, që është edhe bartëse e projektit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Kur i gjithë procesi erdhi në fazën përfundimtare dhe në shtator duhej të vendosej se cilës nga dy kompanitë konkurruese do t’i jepej projekti, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, shkarkoi drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Zllatko Perinski, duke shprehur dyshime për kurdisje dhe sjellje të pahijshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktuesit për tenderin prej 130 milionë eurosh.

Kjo ndërmarrje duhet të udhëheqë procedurat e tenderimit dhe realizimin e projektit.

Policia Financiare thotë se po koordinohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë për veprime të mëtejshme.

Ndonëse kryetarja e Shkupit, Arsovska, paralajmëroi se do t’i parashtrojë të gjitha dyshimet në Prokurori, por as nga organi i ndjekjes penale e as dhe as nga Komuna e Shkupit nuk janë përgjigjur nëse e kanë bërë një gjë të tillë.

“Mungesa e transparencës në gjithë procedurën është ajo që ka ngritur të gjitha dyshimet për kurdisje të tenderit. Ne nuk do të lejojmë që dikush të luajë me paratë që janë siguruar nga bankat evropiane dhe nga shteti”, ka deklaruar Arsovska pa dhënë detaje tjera mbi dyshimet e saj.

Drejtori i shkarkuar i ndërmarrjes, Zllatko Pirinski, në vazhdimësi ka hedhur poshtë pretendimet duke e akuzuar Arsovskën se shkarkimin e tij e ka bërë për motive politike për shkak të përplasjes me VMRO DPMNE-në, e cila e ka mbështetur Arsovskan në zgjedhjet lokale si kandidate e pavarur.

“Pas njoftimit të Bankës Evropiane të Investimeve me gjendjen e krijuar, mora përgjigjen e tyre se nuk është mirë që në këtë fazë kur i gjithë projekti është në evoluim e sipër, të ndërrohen anëtarët e Komisionit të prokurimit, pasi kjo do të nënkuptonte zvarritjen e projektit dhe pagesa shtesë të panevojshme. I gjithë procesi i përzgjedhjes së firmës ndërtuese ka qenë transparent dhe nën mbikëqyrje nga jashtë”, ka deklaruar Pirinski.

Lumi Vardar me një gjatësi prej 388 kilometrash kalon nëpër shumë qytete, duke nisur nga Gostivari në pjesën perëndimore të vendit dhe përfundon në Gjevgjeli në jug të vendit në kufirin me Greqinë.

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 hektarësh, në bregun e majtë të lumit Vardar dhe do të ketë kapacitet për t’u shërbyer 500.000 banorëve.

Sipas planit, në nivel vjetor do të trajtohen 51,3 milionë metër kub ujëra të zeza të papërpunuara. Projekti është paraparë të realizohet në dy faza. Faza e parë parasheh ofrimin e para-trajtimit dhe trajtimit biologjik të ujërave të zeza deri në vitin 2030, ndërsa faza e dytë parashikon largimin e azotit dhe fosforit nga ujërat e zeza, më së voni deri në vitin 2045.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit