Ndiqet dhe dhunohet pranë banesës gazetari, Adriatik Doçi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.11.2022, 13:41

Është dhunuar gazetari investigativ, Adriatik Doçi.

Ky i fundit e ka denoncuar rastin në polici, teksa thotë se është dhunuar në momentin që po shkonte drejt banesës së tij në Tiranë.

Doçi shprehet se është goditur me grusht nga një person, por që beson se autori ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë, dhe se ishin të maskuar.

Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje për këtë ngjarje.

“Rreth mesditës duke u kthyer në banesë persona të pa iddentifikuar më kanë goditur nga pas në mënyrë të befasishme. Nuk u identifikova dot. Nuk kisha asnjëlloj komunikimi vetëm më dhunuan në mënyrë të befasishme dhe tinëzare nga pas. Nuk e kisha mendjen pasi nuk mendova se do më qëllonin. Kam pasur kërcënime por jo dhune konkrete fizike. Ky ishte episodi i parë i një dhunë fizike. Të rruga Pashko Vaso duke hyrë tek banesa pasi konsumova dhe kafen, isha vetëm dhe po kthehesha në banesë. Sulmi është ekzekutuar nga një person por besoj se kanë qenë edhe persona të tjerë për mbështetje. Janë bashkangjitur këtij personi pasi kanë menduar se do t’i sulmoj edhe unë. Personi që unë mendoj se është i paguar nga segmente të korrupsionit dhe krimit të organizuar një mercenar i paguar ishte rreth moshë 25 vjeç. Ishin të maskuar me kapuç. E kisha të vështirë që të shquaja fytyrën. Ishte sulm nga pas i befasishëm. Dyshimet e forta janë se goditja është për shkak të detyrës, pasi nuk kam asnjë konflikt me asnjë person. Ka të bëjë vetëm me faktet e raportuara dhe një sulm i paguar nga segmente të caktuara. Doja të jepja dhe një mesazh ky sulm më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal asgjë. Nuk do largohem nga Shqipëria dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Aktualisht po bën një kallëzim në komisariatin nre5. Policia shumë bashkëpunuese, për të gjetur autorët e këtij sulmi”-tha gazetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit