Krasniqi: PDK e gatshme ta udhëheqë vendin nëse Kurti jep dorëheqje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2022, 11:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë.

Ai thotë se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por që thotë se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi.

Mirëpo ai apelon që vëmendja ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet maksimalisht.

Sipas tij, Kryeministri edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën për ta diskutuar në mënyrë që të arrihet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.

“Sa i përket planit franko-gjerman ai që është publikuar nuk mund të jetë plani i vërtetë. Nuk e kuptoj arsyen pse është publikuar një plan i tillë, por spekulimet e kësaj natyre, taktizimet e kësaj natyre ka pasur gjithmonë edhe me publikimet e të ashtuquajturve non-papers. Plani franko-gjerman në vete ngërthen mbi të gjitha një koordinim ndërkombëtar që se kemi parë në raport me Kosovën qe shumë vjet. Pra në kohën kur vëmendja e diplomacisë botërore është e koncentruar në Ukrainë dhe zhvillimet globale ky koordinim me ShBA dhe BE në raport me Kosovën dhe interesimin për ta dërguar në një nivel të ri dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret shumë seriozisht sepse nuk ndodh shpesh që ta kemi këtë vëmendje dhe interesim ndërkombëtar”.

"Kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën dhe angazhimin e tyre për ta diskutuar planin franko-gjerman por për ta pranuar si të tillë tash dhe e mira është që nuk është një kërkesë mere ose leje por që të shprehin gatishmërinë e Kosovës për tu angazhuar dhe negociuar tekstin i cili duhet të rezultojë tekst final me përfshirje të sa më shumë aspirtat shtetërore të Kosovës sepse e rëndësishme është marrëveshja finale e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë”.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari Krasniqi tha se asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar mandatin, duke theksuar se as Kurti nuk do t’i bëjë katër vjet qeverisje, raporton EO.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet, ndryshe thotë se PDK-ja është e gatshme të marrë udhëheqjen e vendit.

“Në Kosovë fatkeqësisht veçanërisht pas pavarësisë kurrë asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin. As kjo qeveri nuk besoj që do ta përfundojë mandatin ne kohë të rregullt. Por shkuarja në zgjedhje tash mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet dhe dorëzohet. Unë shpresoj që kryeministri që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve nuk është njeri që dorëzohet. Nëse ai dorëzohet ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin”.

Duke folu për formimin e Asociacionit, ai potencoi se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Serpska.

Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve të planit franko-gjerman. Askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një republika Serpska të re. Askush nuk ka kërkuar as në të kaluarën nga Kosova që të krijojë asociacion nuk është në pajtim me kushtetutën. Kryeministri Kurti duhet ta trajtojë seriozisht këtë koncentrim të interesimit dhe të ndihmesës ndërkombëtare te angazhohet në diskutim të planit dhe t’i shpreh qëndrimet e Kosovës duke përfshirë edhe asociacionin. Por gjithsesi në pajtim me kushtetutën dhe me akt gjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pa e rrezikuar karakterin unitar të shtetit tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit