“Anglia dhe Franca bëhen bashkë për të ndaluar emigrantët me gomone, të hënën nënshkruhet marrëveshja”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2022, 21:16

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të trajtuar migracionin përgjatë Kanalit Anglez. Sipas mediave britanike kjo marrëveshje që ka për qëllim frenimin e emigrantëve për të kaluar Kanalin mund të firmoset që të hënën.

Marrëveshja do të rrisë ndjeshëm numrin e oficerëve dhe vullnetarëve francezë që operojnë në plazhet e Kanalit, ndërsa Franca do të synojë të parandalojë një përqindje "shumë më të lartë" të emigrantëve që të largohen nga brigjet e saj.

Londra dëshiron të sigurojë ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes rrugës ujore. Pothuajse 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me gomone deri më tani në vitin 2022. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8,404. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria (18%), Afganistani (18%) dhe Irani (15%).

Telegraph, një gazetë e përditshme britanike, tha se Franca do të krijojë për një qendër të përbashkët kontrolli ku do të vendosen zyrtarët britanikë të imigracionit.

Të premten, ministri i jashtëm britanik James Cleverly dhe homologja e tij franceze Catherine Colonna lëshuan një deklaratë duke theksuar "urgjencën e trajtimit të të gjitha formave të migrimit të paligjshëm".

Në javët e fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë vënë nën kritika për mbipopullimin dhe kushtet e këqija në qendrat e azilit, me një objekt në Manston që u sulmua me zjarr nga një ekstremist në fund të tetorit. Qeveria po përballet gjithashtu me mungesën e akomodimit emergjent, një sistem të bllokuar azili dhe shpenzime spirale për taksapaguesit.

Një tjetër gazetë britanike, Express, tha se një marrëveshje midis Parisit dhe Londrës mund të nënshkruhet javën e ardhshme. Ka të ngjarë që më shumë dronë britanikë të përdoren për të zbuluar emigrantët që fshihen në dunat e rërës përpara se të tentojnë kalimet e rrezikshme shpesh në gomone të dobëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit