“Shqiptarët të marrin leje pune”, prifti anglez iu del në mbrojtje: Ne kemi nevojë për ta, mund t’i punësojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2022, 20:38

Prej disa kohësh tanimë politikanët dhe mediat britanike vazhdojnë retorikën e tyre të ashpër dhe në kufijtë e racizmit e diskriminimit ndaj shqiptarëve.

Sipas tyre shtetasit shqiptarë janë kriminelë dhe që duhet të deportohen menjëherë në Shqipëri.

Por ndërkohë që racizmi rritet ndaj shqiptarëve ka ende britanikë që i cilësojnë emigrantët si vlerë e shtuar për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kreu u kishës në Manston, aty ku janë ndërtuar kampet për emigrantët thotë se emigrantët e rinj shqiptarë duhet të dërgohen në Skoci për të punuar atje dhe për t’i shërbyer ringritjes së ekonomisë.

I pyetur se çfarë duhet bërë me emigrantët, prifti Guy Wilson tha për The Epoch Times:

Përgjigja ime politikisht korrekte është se ne kemi një detyrë ligjore që të kujdesemi për ta, t'i pengojmë ata, të ofrojmë strehim dhe ushqim për ata. Por ne kemi një fuqi punëtore të reduktuar në Angli dhe Skoci dhe shumë nga këta emigrantë të rinj nga Shqipëria janë të moshës 18 deri në 30 vjeç. Mundësia e punësimit të tyre duhet të shihet nga kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon. Ata mund të bashkohen me fuqinë punëtore. Ata mund të marrin leje pune për të punuar në Skoci dhe të rrisin në mënyrë të konsiderueshme ekonominë dhe produktivitetin skocez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit