Aleks Vishaj, u shpall “Heroi i Muajit Tetor”, falë votave të qytetarëve në sondazhin e JOQ ALBANIA. Vishaj është votuar nga qytetarët, pasi ai organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën.
Për më pak se 33 orë, ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
Aleks Vishaj ka marrë shumë më shumë vota se kandidatët e tjerë, ndërkohë që në vendin e dytë renditet gjimnazisti jo-servil, që iu kthye me disa të vërteta kryeministrit Edi Rama.
Ditën e sotme, stafi i JOQ ALBANIA, i dorëzoi çmimin babait të Aleksit, pasi ky i fundit ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Babai i Aleksit u shpreh falënderues ndaj stafit tonë dhe gjithë shqiptarëve që kanë votuar djalin e tij. Çmimi është simbolik, por vepra e tij do të mbetet përjetësisht.
Megjithatë, jemi të lumtur që nisma jonë po jep rezultat dhe veprat e mira po shtohen dita-ditës.
