Tupançevski: Personat që shkelën masat anti-kovid do të amnistohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.11.2022, 20:00

Ministria e Drejtësisë do të amnistojë të gjithë ata persona që kanë shkelur masat antikovid. Bëhet fjalë për ata që nuk kanë paguar gjobat për mosrespektimin e izolimit dhe orën policore të cilat arrinin deri në 2 000 euro. Kështu ka deklaruar ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski në emisionin 360 gradë, që do të transmetohet sonte në Alsat. Tupançevski ka deklaruar se e ka pranuar këtë ide të gjyqësorit, me qëllim që personat që nuk kanë paguar gjobat, të mos mbajnë dënim me burg.

Advertisement INTERESTING FOR YOU

A Lockdown Is Coming! Monkeypox To Become The New COVID Brainberries

17 Astonishingly Beautiful Cave Churches Brainberries

It Might Be Quentin Tarantino's Last Movie Brainberries “Unë e pranova idenë e Gjykatës themelore penale në Shkup, sepse me të vërtetë u pa si ide që mund të ndihmojë, nëse dëshironi, mund ta shohim edhe në aspektin se nuk bëhet fjalë për njerëz të veprave penale të cilët përmes anamnezës së tyre personale paraqesin kriminelë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ata janë persona të cilët i kanë shkelur Covid Masat dhe Kodi jonë penal parashikon dënim me të holla… Janë mbi 1000, 1000 – 1200 njerëz, të cilët praktikisht nëse nuk e paguajnë gjobën me para duhet që për një kohë të shkurtër gjoba me të holla t’u shndërrohet në dënim me burg”, u shpreh Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtësisë.

Ministri Tupançevski deklaroi se propozim ligji për amnisti është i gatshëm dhe duhet të kalojë sa më shpejt procedurat parlamentare, sepse nëse vonohet, atëherë rreth 1 000 persona mund të përfundojnë në burgjet të cilat tash më janë të tepër të ngarkuara. Por i pyetur se si do të veprojë ministria ose Qeveria me ata persona që i kanë paguar gjobat, ministri Tupançevski deklaroi se nuk e kanë menduar këtë aspekt.

“Praktikisht amnistia u dedikohet njerëzve të cilëve do u transformohet dënimi me para në dënim me burg. Këto persona që më e kanë paguar, që u është shqiptuar, mendoj se është çështje që mund të mendohet, por në mënyrë definitive fokusi është tek ata persona që dënimi me para do u transformohet në dënim me burg”, tha Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtësisë.

Statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të dërguara për Alsat, flasin se gjatë periudhës së pandemisë kur kishte një sërë kufizimesh për qarkullim dhe orë policore, policia ka shqiptuar gjithsej 707 dënime për mosrespektim të masës për izolim dhe vetë izolim.

Për personat e vendosur në karantinë shtetërore, policia ka ngritur padi penale për 32 persona, për mosrespektim të masës ndalim për qarkullim padi penale është ngritur për 115 persona.

Për mosrespektim të mbajtjes së maskës, policia ka shqiptuar 204 632 gjoba për persona fizik dhe 329 për persona juridik.

Po ashtu nga MPB njoftojnë se gjatë periudhës së pandemisë kanë hasur në gjashtë raste të mosrespektimit të ndalesës për grumbullime. Për këtë vepër janë shqiptuar 87 gjoba për grumbullim të më shumë njerëzve në një hapësirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit