Ish-i punësuari ia vë flakën zyrës së drejtorit të konviktit “Pellagonija” në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.11.2022, 16:11

Nuk i vazhdohet kontrata, demolon me çekan dhe më pas i vë zjarrin zyrës së drejtorit të shtëpisë së studentëve “Pellagonija” në Kisella Vodë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, ku sipas burimeve, një ish i punësuar fillimisht ka pasur një zënkë verbale me drejtorin ndërsa më pas ka demoluar zyrën dhe i ka vënë flakën. Nga shtëpia e studentëve thonë se zjarri është vënë menjëherë nën kontroll, nuk ka asnjë të lënduar dhe konvikti vazhdon të funksionojë pa pengesa. Nga policia thonë se bëhet fjalë për një person me iniciale N.J i cili së bashku me një person tjetër i kanë vënë flakën zyrës.

“Në SPB Shkup personi me iniciale A.F (36) i punësuar si drejtor në shtëpinë studentore në Kisella Vodë, Shkup, denoncoi se në vendin e punës pas një zënke verbale N.J ish i punësuar, së bashku me një person tjetër, kanë hedhur lëng të djegshëm, pas çka ka ndodhur zjarri. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve Shkup. Policët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB. Studentët për alsat thonë se incidentet e tilla shkaktojnë pasiguri. “Isha duke ardhur nga shkolla dhe pash se kishte filluar një zjarr, ishte mbledhur këtu policia dhe të gjithë dhe pash që karriget po i sistemonin jashtë pasi nuk ndjeheshin të sigurt edhe studentët. Pastaj na ndaluan tek dera dhe nuk na lejonin të dilnim jashtë…00:38 Për siguri nuk mund të them se ndihemi aq të sigurt, nuk është faji as te drejtoria as tek stafi, këtu është faji shtetit sepse nuk I sistemojnë studentët ashtu si duhet”, deklaroi një student.

Në këtë konvikt banojnë rreth 1000 studentë nga të gjitha qytetet e shtetit dhe sipas burimeve brenda, pas shumë kohësh për herë të parë janë të mbushura pothuajse të gjitha kapacitetet, ku nga gjithsej 999 shtretër 997 janë të mbushur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit