Emrat e të arrestuarve/ Gratë u nisën për ullinj e u doli kanabis, nënë e bijë i kërcënuan të mos largoheshin (VIDEO)

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.11.2022, 11:28

Përveç rreth 80 grave që u shoqëruan nga policia pasi u gjetën duke pastruar 870 kilogramë kanabis në zonën e Beratit në një serë prej 2 hektarësh tokë, policia bën me dije se ka arrestuar edhe nëntë persona, që punonin si roje në fermën e madhe të kanabisit.

Jurgen Ujkaj (23 vjeç), Bashkim Mema (48 vjeç), Edison Mema (20 vjeç), Sidrit Bisha (27 vjeç), Endrit Xheka (30 vjeç), Blerim Xheka (42 vjeç), Mirvaldo Disha (24 vjeç), Samuel Lushaj (22 vjeç) dhe Hamdi Dyli (36 vjeç), i cili ishte pronari i tokës ku ishte vendosur e gjithë ferma, janë arrestuar nga policia.

Ata akuzohen për veprën penale të ruajtjes së kanabisit, si dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Beratit bëri me dije sot se është sekuestruar një sasi prej 870 kg kanabis e 700 arka të mbushura me kanabis në proces përpunimi. Në pamje duket edhe vendi ku punonin gratë.

Gratë janë rekrutuar nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Dyshohet se atyre u ishte thënë se do të vinin për të mbledhur ullinj, por kur kishin mbërritur ishin përballur me serën gjigante me kanabis. Gratë nuk largoheshin dot nga aty, pasi janë kërcënuar nga dy të arrestuarat, Drita (43 vjeç) dhe Izmira Mema (25 vjeç).

Këto dy shtetase ishin nënë e bijë dhe merreshin me drejtimin e punës në fermë. Ato i kishin kërkuar grave që të mos tregonin te të afërmit për punën që po bënin. Punonjëset e kanabisit paguheshin 50 mijë lekë të vjetër, që me një llogari të thjeshtë shkonte në 1.5 milionë lekë të vjetër në muaj.

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar tre armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin të arrestuarit Blerim Xheka, Hamdi Dyli dhe Jurgen Ujkaj.

Nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar, si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit