U gjetën 870 kilogramë kanabis dhe tre armë, Policia zbulon detajet e operacionit në Berat

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.11.2022, 10:24

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e djeshëm në Berat, ku u shoqëruan dhjetëra persona, shumica e tyre gra, që kujdeseshin për kanabisin e rritur në një serë me hapësirë 2 hektarë.

Sipas policisë, u sekuestruan 870 kilogramë me kanabis, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike. Po ashtu janë shoqëruar disa gra që punonin në atë serë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISË – Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”, të zhvilluar në Berat, ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.

Përshëndetje! Jam sot këtu, së bashku me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat Albiona Papajani, Eni Çulli dhe me kolegët e mi, me qëllim informimin e publikut, në lidhje me një megaoperacion policor, në qarkun e Beratit.

Siç jeni në dijeni nga komunikimet e përditshme, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D., kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë.Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.

Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat për të cilat Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:

– H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestruan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,

  • 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe
  • 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar, si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.

Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me specialistët e Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese, si dhe duke u mbështetur fuqimisht te aleatët tanë kryesorë që janë qytetarët, ndaj vazhdimisht i ftojmë qytetarët që të vijojnë të mbështetin edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila është çdo ditë në shërbim të sigurisë së komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit