Spitalet pa personel, studentët e mjekësisë: Duam të largohemi nga vendi, jashtë të jepen më shumë mundësi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.11.2022, 09:45

Infermierë e mjekë të sapodiplomuar po marrin rrugët e Europës për të gjetur një punë më të paguar dhe për të pasur një jetë që të ofron garanci dhe siguri për të ardhmen.

Gjermania është shteti që i ka marrë Shqipërisë më shumë studentë mjekësie, teksa tashmë ka nisur të ndihet mungesa e mjekëve në vendin tonë, ku veçanërisht në rrethe ka mungesë të theksuar personeli.

Kjo ka vënë në lëvizje qeverinë dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili në vend të një strategjie të mirëmenduar, që do të bënte t’i mbante mjekët në vend, ka deklaruar se do të bllokojë diplomat e mjekëve, që të mos kenë mundësinë të shkojnë jashtë vendit.

Në lidhje me këtë kanë folur disa studentë të mjekësisë. Njëri prej tyre shprehet se nuk e ka marrë vendimin final nëse do ikë jashtë shtetit, por shprehet se jeta dhe puna në vendet jashtë është shumë më e mirë.

“Studioj për mjekësi të përgjithshme. Tek të rinjtë e sotëm shqiptarë iniciativa për të shkuar jashtë është shumë e madhe. Shkak është rritja e rrogave jashtë, apo mundësitë e tjera. Është shumë shpejt për të marrë një vendim se jam ende në vit të parë”, u shpreh njëri nga studentët.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që nuk janë bindur ende për t’u larguar jashtë vendit. Një nga studentët e Universitetit të Mjekësisë shprehet se do të largohej vetëm në rast të ndonjë specializimi. Ndërkohë, ai i jep të drejtë pedagogëve në protestën e tyre për pagat.

“Unë studioj për mjekësi, jam në vitin e dytë. Nëse largohem do të ishte për një specializim, por do të doja të punoja këtu. Për mjekësinë vendi ynë ka pasur nevojë. Marrja e diplomës është një vendim i studentit. Unë e mbështes protestën e pedagogëve se puna e tyre nuk përkon me pagën“, tha ai.

Një studente nga ana tjetër e ka ndarë mendjen dhe do të tentojë të largohet jashtë vendit kur të mbarojë shkollën. Sakaq, ajo shprehet se kryeministri nuk mund t’i ndalojë të diplomohen. Ajo shprehet se kjo është e drejta e tyre.

“Normalisht mundësitë e punësimit, si gjithë të rinjtë preferoj të largohem për një jetë më të mirë. Ti mbaron një shkollë dhe nuk ke një mundësi punësimi. Nuk jam dakord me kryeministrin, është e drejta ime të diplomohem. Është i gabuar”, tha një tjetër studente e mjekësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit