Gjiri i Lalzit i falet për 1€ gllabëruesve të Shqipërisë/ Deputetit të PD, djalit të Leskajt, oligarkut të kafes

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.11.2022, 10:36

Vazhdojnë të “mbijnë” në Shqipëri investitorët strategjikë. Oligarkë që u jepet tokë shtetërore për 1€ dhe e mbajnë në zotërim për 20-30 vite duke i “vjelë” para. Shqipërisë do t’i gllabërohet Gjiri i Lalëzit për 1€ dhe aty do të ndërtohet një hotel me 5 yje.

Kompleksi luksoz do të ketë të gjitha fasilitetet dhe format e argëtimit ku përfshihen një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi etj.

Së fundmi, Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dy projekte që do të thotë se dy persona janë shpallur investitorë strategjikë. Projekti i Gjirit të Lalëzit përfshin 90 mijë m2 tokë që Qeveria i ka kaluar privatit.

Ndërtimi do të kryhet nga: “Omnix Albania” sh.p.k e përbërë nga tre kompani shqiptare aksionere:

-Matrix Konstruksion 100% në pronësi të Arian Leskaj

-KLAR 100% në pronësi të Shkëlqim Beshirit, biznesmen i tregtimit të kafesë dhe një kompanie ndërtimi që përfiton tendera

-RDA PETROL në pronësi 50% të Kujtim Kale, 50% në pronësi të Fation Veizaj

-Shtetasi investitor Jamal Abdulsalam MAbuiss

Deputet i PD në qarkun e Vlorës.

Arian Leskaj, djali i ish-deputetes së PS Valentina Leskaj

Zotërues i disa kompanive përfituese të taksave publike nga tenderat e Bashkisë Tiranë me Erion Veliajn.

”Omnix Albania” dikur kompania e biznesmenit libanezit Fadi Mitri, iu dha ky projekt me vlerë 450 MLN € disa vite më parë dhe pasi e dhunuan deklaroi se do të tërhiqej nga ky investim. Qeveria Rama miratoi shpyllëzimin e 28 ha tokë për llogari të tij, por pasi e dhunuan brutalisht vendosi të tërhiqej.

Fadil Mitri

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit