Sherr në emisionin e Luanës! Koreografi kërcënon balerinin: Mos ma ngre zërin, t’i thyej kockat një nga një!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2022, 00:07

Një javë më parë moderatorja Luana Vjollca startoi emisionin e saj të ri. Por teksa po bëheshin provat gjenerale për emisionin e radhës, një incident ka ndodhur me një prej balerinëve.

Grines Fezollari është një prej të rinjve i cili ishte thirrur nga 2 koreografët, Nold Hoxha dhe Almenda Hoxha për të qenë pjesë e stafit të balerinëve. Por Grinesit përveç rolit të balerinit, i ishte caktuar edhe detyra e përgatitjes së videove për rrjetet sociale e këtu ka lindur sherri me koreografin Nold Hoxha.

Grines ka treguar për JOQ ALBANIA, se teksa po bënte video për rrjtetet sociale, koregrafi në fjalë i ka bërtitur dhe i ka kërkuar të largohet. Ai thotë se teksa po largohej, koreografi e ka goditur në mes të studios ku po bëheshin provat.

Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe kur kanë dalë jashtë studiove, Grines thotë se koreografi e ka sharë dhe kërcënuar para bashkëshortes së tij Almenda dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe me anë të videove që ai ka mundur të regjistrojë.

Kur Grines ka tentuar të kontaktojë me produksionin, ata i kanë thënë se çështja duhet të zgjidhet me koreografin pasi ai e kishte punësuar. Por ky i fundit sipas Grines, nuk i ka dhënë asnjë kontratë për të nënshkruar për punën që kishte rënë dakord të bënte. Për rastin në fjalë Grines thotë se ka bërë edhe denoncim në polici.

Denoncimi i Grines:

Me kishin marr per balerin te emisioni i Luanes 2 koreografet Nold dhe Almenda Hoxha. Qe ne fillim te bashkepunimit ka pasur kercenime. Para dy ditesh, teksa po benim provat gjenerale, mua me caktuan detyren qe te beja video per rrjetet sociale. Kur po xhiroja, Noldi Hoxha me urdheroi me te bertitura te hiqja telefonin ose te largohesha. Une vendosa te largohesha dhe aty me goditi, brenda studios se emisionit kur te gjithe po benin provat. Video qe ju kam nisur eshte momenti kur na kerkuan te dilnim jashte dhe per te dokumentuar cdo gje qe mund te ndodhte.
Sic mund ta shihni stuata eskaloi dhe degjohet Noldi qe shan gjithe stafin aty, gruan e vete dhe me kercenon mua. E vetmja gje qe ndodhi pas kesaj eshte qe mua nuk mu dha asnje komunikim tjeter nga produksioni dhe me than ta zgjidhja vete kete ceshtje pasi marveshjen se kisha me klanin por me koreografet. Por un mendoj qe ka nje kod pune kur kjo ngjarje ndodh ne nje televizion kombetar. Une aty isha pa kontrate, sepse nuk ma dhan kurre per ta firmosur dhe nuk nuk bej dot gje ligjerisht por zoterine ne fjale e denoncova ne polici. Arsyeja pse dua ta bej publike kete gje eshte sepse sot me ndodhi mua, neser ja ben femijes se dikujt tjeter qe do kete te bej me keto dy koreograf.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit