“Le t’i çrrënjosë ky brirë, morrat e flokëve dhe të mjekrës”, kjo është fjalia më e vjetër në botë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2022, 19:09

Fjalia më e vjetër në botë, e shkruar 3700 vjet më parë është një lutje për të hequr morrat e flokëve dhe mjekrës. Kjo fjali është gdhendur mbi një objekt prej fildishi që është përdorur si krehër në lashtësi. Fjalia e shkruar me 17 shkronja dhe 7 fjalë është shembulli më i plotë dhe më i hershëm i njohur i një alfabeti arkaik. Në krëhërin e fildishtë thuhet:

Le t’i çrrënjosë ky brirë, morrat e flokëve dhe të mjekrës.

Profesor Yosef Garfinkel tha:

Kjo është fjalia e parë e gjetur ndonjëherë në gjuhën kananite në Izrael. Ka kananitë në Ugarit të Sirisë, por ata shkruajnë me një shkrim tjetër, jo me alfabetin që përdoret sot. Qytetet kananite përmenden në dokumentet egjiptiane, letrat Amarna që janë shkruar në gjuhën akadiane dhe në Biblën hebraike. Mbishkrimi në krehër është dëshmi e drejtpërdrejtë e përdorimit të alfabetit në aktivitetet e përditshme rreth 3700 vjet më parë. Kjo është një pikë referimi në historinë e aftësisë njerëzore për të shkruar.

Ekipi që ka gjetur krehërin e përshkruan atë si të vogël, me përmasa 3.5 me 2.5 cm. Krehëri ka dhëmbë nga të dy anët dhe megjithëse bazat janë ende të dukshme, vetë dhëmbët janë thyer në lashtësi. Pjesa qendrore e krehërit është gërryer, ndoshta nga presioni i gishtërinjve që mbajnë krehrin gjatë kujdesit të flokëve ose heqjes së morrave nga flokët ose mjekra. Njëra anë e krehërit, me gjashtë dhëmbë të trashë, përdorej për të zgjidhur nyjet në flokë, ndërsa ana tjetër, me 14 dhëmbë të imët, përdorej për të hequr morrat dhe 'vezët' e tyre.

Ekipi hulumtues gjithashtu analizoi vetë krehërin për praninë e morrave nën një mikroskop dhe bëri foto nga të dyja anët. Ata gjetën mbetje morrash të kokës, me përmasa 0,5-0,6 mm, në dhëmbin e dytë. Për shkak të kushteve klimatike të Lakishit, morrat e kokës nuk u ruajtën, por vetëm membrana e jashtme e atyre në fazën e nimfës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit